Panorama Sport (Albania)

Lëv: S’ka miqësore me Anglinë

Mesfushori Kros me probleme shëndetëso­re, në dyshim për përballjen e “Uemblit”

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Në momentet e fundit, në prag të sfidës miqësore mes kombëtares angleze me atë gjermane, trajneri i "pancerave" Joakim Lëv ka folur në konferencë­n për shtyp duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi formën e skuadrës dhe pritshmëri­të për përballjen.

Si e shihni këtë përballje madhështor­e në stadiumin e “Uemblit”?

Jemi shumë të emocionuar për këtë ndeshje, edhe pse është një sfidë testuese. Stadiumi legjendar i Uemblit ka një rëndësi të veçantë për atmosferën dhe përballjet historike të zhvilluara atje. Anglia është një rivale, i cili ka arritur të japë rezultate mjaft të mira në vitet e fundit duke u shndërruar në një skuadër tepër të shpejtë dhe taktike.

Cili është synimi juaj për ndeshjet miqësore?

Pa dyshim duam të shfaqim një lojë sa më të mirë dhe rezultati është gjithmonë i rëndësishë­m, edhe pse janë

sfida miqësore. Megjithatë, dua që në këto ndeshje të filloj të eksperimen­toj me skuadrën. Duke qenë se është një fazë testuese, nuk dua të shoh gjithmonë të njëjtët lojtarë në fushë, kam në plan të aktivizoj edhe të rinj.

Si e shihni mbrojtësin

Marsel Halstenber­g?

Halstenber­g mendoj se do të luajë ndaj Anglisë që prej fillimit të sfidës, pasi më ka lënë përshtypje të jashtëzako­nshme me paraqitjen që ka shfaqur teksa luan me Lajpcigun. Ai është një lojtar fizikisht i fortë dhe mjaft i mirë taktikisht.

A do të jetë Toni Kros i gatshëm?

Kros ka pasur probleme shëndetëso­re ditën e djeshme, por në stërvitjen e sotme ka arritur të përfundojë me sukses nxehjen me skuadrën. Do më duhet të shoh nëse do të jetë në një formë të mirë në prag të startit të ndeshjes. Nëse nuk ndihet në formën e duhur, mund edhe të mos luajë.

Si e shihni dëmtimin e Manuel Nojer?

Gjatë dy javëve të fundit nuk kemi pasur mundësi të flasim së bashku, ndaj nuk kam marrë vesh asnjë lajm të ri prej tij. Ajo çka di prej stafit mjekësor më shqetëson jashtëzako­nisht shumë.

Si e shihni skuadrën për Kupën e Botës?

Gjatë kësaj kohe jam duke vëzhguar në mënyrë intensive të dhënat dhe të veçantat e secilit lojtar në skuadër për të parë si mund t'i përshtat më mirë taktikat. Disa lojtarë janë pa dyshim të pandryshue­shëm në skuadrën e parë për në Kupën e Botës si Mats Humels e Toni Kros.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania