Panorama Sport (Albania)

Kthehet Xhek, shpikje për Biljan dhe Montolivon

Dy regjisorë në fushë, ideja e çmendur e Montelës

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ditën e djeshme ësh të kthyer në stër vitje me regjim të plotë Xhakomo Bonaventur­a. Mesfushori duket se ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe mendohet të jetë një mundësi më shumë në sfidën e radhës ndaj Napolit. Të hënën do të jetë dita e Biljas për t'u kthyer në stërvitje me grupin, teksa Kalabria duket drejt riaftësimi­t të plotë, por ka më pak mundësi se të tjerët për të luajtur në fundjavën e ardhshme.

Lukas Biljan dhe Rikardo Montolivo kanë përjetuar një fillimsezo­ni të çuditshëm dhe me momente sa të ngjashme, aq edhe të ndryshme.

Montolivo e nisi me një seri ndeshjes të mira sezonin, por më pas zgjedhjet e Montelës dhe një dëmtim i lehtë, e bënë të humbiste pozicione në hierarkitë kuqezi. Fati ndryshon shpesh drejtim dhe nëse kur u dëmtua Montolivo, përfitoi Bilja, tani ndodh e kundërta.

LËVIZJA TAKTIKE - Kush do të luajë titullar në takimin e radhës? Mundësitë më të mira i ka Bilja, sidomos nëse gjendja e tij fizike do të jetë ajo e duhura në këto ditë stërvitjej­e, që na ndajnë nga ndeshja me Napolin. Sidoqoftë, pas garës së fituar ndaj Sasuolos, Montela la të kuptohej se planet e tij nuk përjashtoj­në Milanin me dy regjisorë në mesin e fushës. 3-4-2-1 jep disa hapësira për t'i përdorur të dy mesfushorë, me argjentina­sin përpara mbrojtës dhe me Montolivon dhe Kesin në krahët e tij.

BASHKËJETE­SA - Shpesh, trajnerë të ndryshëm kanë dhënë prova për të tilla bashkëjete­sa, por çështja tjetër që shtrohet janë pasojat.

Ku mendon Montela ta vendosë Frenk Kesin, një tjetër copëz e shtrenjtë e merkatos së kaluar? Për momentin, me gjithë formën e dobët të afrikanit, duket e pamenduesh­me që ndaj Napolit ta nisë takimin nga stoli, ndaj ai duket se do të pësojë disa modifikime të rolit nëse Montela vendosë ta rreshtojë mes titullarëv­e. Mundësia e dy regjisorëv­e shihet edhe si një alternativ­ë për ndeshjet ku Kesi duhet të pushojë.

MONTO-FANTAZI - Një tjetër ide e teknikut kuqezi për t'i garantuar vendin Montolivos (nëse ruan formën aktuale), është vendosja e tij në rolin e fantazisti­t fals, pra së bashku me Suson, pas sulmuesit

të vetëm. Roli, aktualisht, i përket Hakan Çalhanoglu­së, por duket e vështirë që turku të ruajë vendin në skuadër nëse nuk ngre nivelin e paraqitjev­e të tij.. Në një ndeshje si ajo ndaj Napolit, duket paksa e tepruar të tentosh eksperimen­te, por

mund të rezultojë një plan funksional, pavarësish­t se skuadra do të rreshtohej në një formë të tkurrur, një aspekt ky për të mos u nënvlerësu­ar, sidomos duke parë dhe problemet karakteria­le që Milani ka shfaqur në këtë fillimsezo­ni.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania