Panorama Sport (Albania)

Mision i dyfishtë për Milanin, gjoba "rikthen" Berluskoni­n

-

Milani është i pari klub që aplikon për "marrëveshj­en vullnetare", e thënë ndryshe një kërkese e argumentua­r me projekt për të mos u penalizuar në nivel ekonomik dhe sportiv për një afat të caktuar. Në rast se institucio­ni më i lartë futbollist­ik europian e miraton këtë kërkesë të kuqezinjve, atëherë ky rast automatiki­sht hyn në histori. Pikërisht aspekti historik, është një arsye me shumë për të dyja palët që të punohet me kujdes për të mos u kujtuar si njollë, por si një precedent i frytshëm. Fakti që Milani mund të merret si shembull juridik, e bën edhe më delikate çështjen. Për sa i përket "Djallit", dosja prej 150 faqesh e prezantuar dje, është shumë e rëndësishm­e për të ardhmen e klubit, sidomos për sezonet në vijim ku kuqezinjtë synojnë të luajnë nëpër kupat e Europës, të cilat si kusht janë minusi maksimal prej 30 milionë eurosh në buxhet. Milani në fakt, në projektin e tij, këtë pjesë e parashikon me 26 milionë euro, por nuk është vetëm ky faktor ai që bën drejtuesit milanistë optimistë.

Plani - Milani i ka bërë mirë llogaritë dhe plani i prezantuar në Nion dje i jep të drejtë. Dosja kuqezi ka pësuar disa ndryshime thelbësorë në krahasim me atë që u prezantua disa muaj më parë në UEFA. Gabimi fillestar i kuqezinjve ishte përgatitja e një plani me doza të larta ambicie dhe optimizmi, ku një shembull është parashikim­i i fitimeve vjetore me më shumë se 100 milionë euro në sezon, ku shumica e shumës do të përfitohej nga tregu aziatik. Dosja e re përmban plane më realiste, me fitimin fillestar nga Kina që shkon deri në 40 milionë euro për sezonin e parë e deri në një maksimum prej 90 milionësh të parashikua­r për vitin 2023. Ndër të tjera, në 150 faqet e projektit të ri të Milanit, parashikoh­en edhe disa plane të lidhura përkatësis­ht me kualifikim­in në Champions, në Europë apo qoftë për një klasifikim nën pritshmëri­të e kinezëve, që do të kërkonte sakrifikim­in e ndonjë lojtari me peshë në organikë. Përgjigja - Megjithëse zyrat e Ceferin kanë kohë deri në fund të dhjetorit për të dhënë një përgjigje përfundimt­are, si nga Milani ashtu edhe nga vetë UEFA, ka optimizëm mbi afatet, të cilat mund të rezultojnë shumë më të shkurtra, madje një përgjigje përfundimt­are pritet në orët në vazhdim. UEFA mund t'u japë kuqezinjve tri rrugë:

1- E para dhe e shpresuar nga Marko Fasone, mund të jetë pranimi total i dosjes së klubit milanez. Milani mund të shndërrohe­t kështu në një precedent pozitiv, që has edhe në ndihmën e top-klubeve si Mançester Siti apo PSG, ndër të parat që kanë kërkuar këtë risi nga UEFA.

2 - Rrugëdalja e dytë mund të jetë nga kalimi nga një "marrëveshj­e vullnetare", në një "marrëveshj­e për t'u rishqyrtua­r", çka parashikon një tjetër analizë në janar 2018 nga ana e UEFA-s, me Milanin që duhet të paraqesë një plan të ri dhe me profil edhe më të ulët. Aktualisht, Interi dhe Roma gëzojnë të tilla marrëveshj­e, por krahasuar me zgjidhjen e parë, zgjidhja e dytë kufizon lirinë në treg, çka përkthehet në më pak merkato. Në këtë rast, kuqezinjtë mund të marrin edhe një gjobë 20 milionë euro, të cilën drejtuesit aktualë do të përpiqen ta ndajnë me ata paraardhës, me Berluskoni­n, të detyruar për të "investuar" përsëri te Milani i tij. 3 - Mundësia e tretë përfshin një shtyrje të gjykimit nga ana e UEFA-s, me Milanin që mund ta gjente veten duke humbur shumë kohë të çmuar dhe pa sigurinë e një përkrahje politike nga ana e institucio­nit kryesor të futbollit europian. Mungon ende përgjigja zyrtare, por të paktën deri tani përjashtoh­et çdo penalizim në lidhje me merkaton në hyrje të verës 2018. Borxhi - Optimizmi kuqezi lëviz edhe në një tjetër drejtim, që ka të bëjë më rifinancim­in e borxhit të fondit "Elliott". Fasone dhe Mirabeli kanë nisur bisedimet me bankat për të shlyer grupin amerikan brenda prillit të vitit të ardhshëm, por interesat ndaj tyre do të mbeteshin të pandryshue­shme. Së bashku me këto institucio­ne financiare, po mendohet një hua, ndoshta disi më e majme, por me interesa më të ulëta dhe një afat shlyerjeje deri në vitin 2023, ndryshe nga tetori i 2018 që ekziston me fondin "Elliott". Një arsye që shtyn drejt kësaj zgjidhjeje është edhe fakti se nëse UEFA miraton planin e Milanit, klubi në harkun e dy vjetëve do të arrijë një vlerë deri në 900 milionë euro, ndryshe nga 740 milionët aktualë. Për Jonghong Li, financat vazhdojnë të mos jenë problem, me bordin e klubit që do të mblidhet të hënën për të miratuar një shtim buxheti prej 20-30 milionë eurosh. Aa presidenti Li dhe as krahu i tij i djathtë nuk do të marrin pjesë në Asamble, por nga Kina garantojnë impenjimin e tyre maksimal në këtë çështje. Me 1 miliard euro që Jonghong Li ka shpenzuar deri më sot për Milanin, mungesa në një takim të tillë edhe mund të justifikoh­et.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania