Panorama Sport (Albania)

Kriza Bajern-Vidal, Inter përgatit sulmin për kilianin

Përveç Arturos, mendohet edhe shkëmbimi Zhoao Mario-Pastore

-

Tashmë janë bërë dhjetë vite që Arturo Vidal e njeh Bundesligë­n. Nga Bajer Leverkusen u transferua te Juventusi dhe prej atje, te Bajerni i Mynihut. Së fundmi, lojtari kilen është kthyer në objekt kritikash të shumta, që duket se nuk po shkojnë drejt përmirësim­it. Dhe Interi po e vëzhgon me interes rrjedhën e ngjarjeve mes mesfushori­t dhe klubit bavarez: sipas revistës "Kicker", lamtumira nga Bajerni mund të vijë përpara kohe (kontrata e Vidal në Mynih skadon në vitin 2019). Në brendësi të klubit gjerman, dyshimet lidhur nëse "Mbreti Artur" është ende në gjendje të jetë një udhëheqës siç pritej së fundmi, janë reduktuar. Jup Hejnkes, pas ndeshjes me Sëlltikun në Ligën e Kampionëve, ka përmirësua­r se mesfushori duhet të rrisë nivelin: "Pres më shumë nga sa ka shfaqur në fushë kohët e fundit". Dhe, pikërisht kontrata në skadencë pas dy vitesh, e bën situatën akoma më të ndërlikuar. Vidal po ndodhet tashmë përballë dy opsionesh: të zgjasë kontratën apo të shitet gjatë merkatos verore të 2018-ës për të evituar

largimin me kosto zero. Një skenar (ky i fundit) jo shumë i kënaqshëm për krerët bararezë, të cilët verën e vitit 2015, në harkun e 24 orëve, mbyllën një marrëveshj­e prej 35 milionë eurosh (40, përfshi bonuset) për të rikthyer Vidalin në Gjermani. Qëndrojnë, megjithatë disa pikëpyetje (që mund të rezultojnë jo pak vendimtare për rrjedhën e ngjarjeve): a do jenë zikaltrit në gjendje të ofrojnë (apo jo) një shifër të mjaftueshm­e për të përmbushur kërkesat e Bajernit? Dhe (përveç kësaj) a do qëndrojë i hapur (në verën e 2018-ës) interesi i Interit?

AKS ME PARISIN - Zhoao Mario te PSG dhe Havier Pastore tek Interi. Përveç hipotezës "Vidal" (për të cilin Luçiano Spaleti ka shprehur më shumë se një herë dëshirën për ta stërvitur te zikaltrit), "Corriere dello Sport" ka "dizajnuar" një tjetër ide për merkaton e ardhshme (e parë si më e mundshme, për shumë arsye, se ajo e rikthimit të kilianit në Serinë A), që do vendosë në punë Valter Sabatinin dhe Piero Auzilion: flitet për një mundësi

shkëmbimi huazimesh (me diskutimet që do nisin që në janar, për të vlerësuar më pas shifrat, kohët dhe mënyrat e shitjes përfundimt­are me qetësi) mes uruguaiani­t dhe portugezit. Të dyja klubet, në fakt, nuk u lejohet të shpenzojnë shifra të mëdha në merkaton dimërore: Interi duhet ende të mbajë barazinë e bilancit deri më

30 qershor 2018; PSG, në krahun tjetër, është i detyruar të përmbahet pas blerjeve të Nejmar e Mbape. Në çdo rast, zikaltrit do marrin patjetër në konsiderat­ë mundësinë e humbjeve (pra shifrat e blerjeve nuk mund të jenë identike), duke menduar 4 vitet më pak të Zhoao Marios dhe pagën më të lartë të Pastores.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania