Panorama Sport (Albania)

Juventus, ‘pankina e artë’ e Europës

Bernardesk­i e Kosta janë blerjet më të shtrenjta, sot alternativ­a të Manxhukiç e Kuadrados

- Përgatiti: LEDIO NASE

‘ Mëso nga gabimet e së kaluarës!". Një thënie që duket të jetë bërë leksion për drejtuesit e merkatos së Juventusit: është mësuar shumë nga finalja e "mallkuar" e Ligës së Kampionëve në Kardif, e humbur kundër Realit të Madridit 3 qershorin e kaluar. "Zonja e Vjetër", në analizën postndeshj­es ndaj "galaktikëv­e" (mes të tjerash) është vendosur përballë një realiteti: paratë bëjnë lumturinë (edhe pse thuhet e kundërta). 11 titullarëv­e nuk u mungonte asgjë (thuajse), të jetë e qartë, por diferencën e bëri pa dyshim stoli: jo i denjë për të sfiduar "Los Blancos", por as për t'u paraqitur në nivele të pranueshme në skenat europiane. Arsye për të cilën Xhuzepe Marota (" arkitekti" i merkatos së bardhezinj­ve) dhe krerët bardhezi kanë punuar për të përforcuar grupin gjatë verës që kaloi. Aq sa sot, sipas vlerësimev­e të "Transferma­rkt.it", pankina aktuale e Juves vlen 217 milionë €.

ASKUSH SI "ZONJA" - Një shifër "e çmendur", mbi të gjitha e krahasuar me atë të sezonit të kaluar. Vlera i kalon të gjitha në rang europian, duke nisur nga Mançester Junajtid (212 milionë) dhe nga Reali i Madridit (200,5 milionë). Masimilian­o Alegri, pra, ka në gatishmëri një skuadër të përshtatsh­me për të luftuar në çdo front e për të nisur me bindje

"sulmin" e Ligës së Kampionëve. Vazhdimësi­a në Itali, po aq sa në kompeticio­net e tjera, nis edhe nga stoli. Është e vërtetë që çdo teori ka nevojë të vihet në praktikë, por ideja që alternativ­at tashmë do jenë Matuidi (e jo Lemina) e Bernardesk­i (në vend të Kuadrados), pa i hequr askujt meritat, shton shpresat e trajnerit Alegri. Që tashmë sheh Kievin si pikë turistike, por kushedi nëse më 26 maj 2018...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania