Panorama Sport (Albania)

Mbrojtja, Dibala, Pjaniç... Juve gati 5 lëvizje për të kapur Napolin

-

Juventusi ka gati 5 lëvizje në mendje për të arritur kreun, atje ku qëndronte një sezon më parë (po ashtu si në gjashtë vitet e fundit). E dyta në klasifikim­in e Serisë A, me 31 pikë pas 12 javësh), bardhezinj­të po planifikoj­në "sulmin" për kreun e renditjes të vetëdijshë­m se Napoli s'po e ndal hapin, që 1 dhjetorin e ardhshëm do luhet përballja direkte në "San Paolo" dhe se skuadrat në ndjekje kanë të njëjtin synim. Pra, asgjë s'duket e lehtë.

1.MBROJTJA - Dikur ishte mbrojtja më e mirë, reparti me të cilin (zakonisht) fitohen kampionate­t. Sot ka një sulm "shkatërrue­s", golat i shënon me breshëri. Alegri dëshiron ta rikthejë skuadrën "prapa në kohë": pretendon rezultatet 1-0, me pak fjalë. Prapavija duhet të rikthehet në "bunker": shembulli me Milanin (0 gola të pësuar) duhet të bëhet "ves". 2.DIBALA - Vjen nga një moment krize, i zgjidhshëm me më shumë thjeshtësi në lëvizje dhe formë më të pranueshme. Start i jashtëzako­nshëm (10 gola), u zbeh në gjashtë ndeshjet e fundit ( vetëm 1): Dibala duhet të bëjë kthesën, të cilën e ka rigjetur Higuaini. Dy ditë më parë (nga Moska me kombëtaren) i lëshoi Del Pieros sfidën e goditjeve të dënimit: sikur të mjaftonte aq për ta rikthyer në formë.

3.EFEKTI SAMPDORIA - Impakti i parë me rinisjen e kampionati­t do të jetë ai kundër Sampit, që është nisur si një "tren" dhe që do jetë (aq më shumë në fushën e saj) një pengesë për nga teknika, loja dhe shkëlqimi i talenteve që zotëron. Një vit më parë e zgjidhi Kuadrado (0-1); mungesa e tri pikëve do të ishte për Juven një goditje morale. 4.BARCELONA - Në këtë "muaj ferri", Juventusi do përpiqet të mposhtë katalanasi­t në Torino jo vetëm për prestigj, por edhe për dy motive konkrete: 3 pikë do t'i dërgonin bardhezinj­të matematiki­sht në 1/8-at e Ligës së Kampionëve dhe "Maks" Alegri nuk do shqetësohe­j shumë për takimin në Pire kundër Olimpiakos­it (9 dhjetor).

5. PJANIÇ - Në gjithë këtë plan nuk duhet të mungojë Miralem Pjaniç: boshnjaku pësoi një goditje jo të lehtë në kofshën e djathtë në Lisbonë, por është pranë rikuperimi­t. "Mire" dallohet mbi të gjitha kur bardhezinj­të bllokohen në organizim. Alternativ­at në mesfushë janë me bollëk, por si e nis ai lojën, sot janë të paktë në qarkullim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania