Panorama Sport (Albania)

Ramos: Dua Nejmarin, por do flasim me të motrën

"Ronaldo e ka gabim, ekipi nuk është dobësuar"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Serxho Ramos nuk është nga ata që ka nevojë për të moderuar gjuhën përballë askujt. Dhe atëherë, pa asnjë drojë, ai thërret në "Bernabeu" Nejmarin, thumbon Kristiano Ronaldon dhe flet edhe njëherë për Pikenë. Në një intervistë për "Cadena SER", kapiteni i Realit është shprehur se rruga për transferim­in e yllit të PSG-së te klubi spanjoll është e hapur. Mbrojtësi ka shumë dëshirë që braziliani të ishte pjesë e skuadrës së tij, edhe pse pak muaj më parë ai ishte kundërshta­ri kryesor i tij. Por ai e ka ngacmuar Nejmarin për ditëlindje­n e motrës së tij dhe udhëtimet e shpeshta drejt vendlindje­s për të marrë pjesë në festat familjare duke braktisur stërvitjen. "Unë kam dëshirë që të kem gjithmonë më të mirët në skuadër dhe Nejmar është njëri prej tyre. Ai është një nga më të mirët në botë dhe sigurisht duke kaluar nga PSG do të ishte më e thjeshtë të transferoh­ej te ne. Por ajo që duhet të negociohet janë ditëlindje­t e motrës së tij. Edhe për Nejmarin do të ishte më e lehtë të vinte nga Parisi sesa nga Barcelona. Ai pa dyshim që do të ishte i nevojshëm, është një lojtar ndryshe nga ata që kemi në përbërje dhe do të bënte diferencën. Unë e kam derën të hapur për të. Nëse dëshiron të vijë që në dhjetor", u shpreh Ramos.

Ronaldo - Pas humbjes ndaj Totenhemit në Champions, Kristiano Ronaldo shpërtheu

HAZARD

gjithë zemërimin e tij me drejtuesit, duke i fajësuar se kishin sjellë emra pa eksperienc­ë në merkato, duke larguar yje si Pepe, Hames dhe Morata. "Ronaldo thotë se jemi dobësuar me largimet e Pepes, Hamesit dhe Moratës? Nuk jam dakord me të, skuadra nuk është më pak e fortë. Mendoj se është një opinion oportunist. Askush nuk e mendonte kur fituam Superkupat. Mua nuk më mungon askush. Askush. Pastaj është e qartë që skuadra ka ndryshuar. Të rinjtë japin një tjetër lloj kontributi. Nervozizmi i Ronaldos që nuk festoi golat e Iskos? Mua nuk më intereson se kush shënon, por askush nuk fajëson Ronaldon. Nuk habitem që fituam 3-0 dhe ai shkoi në shtëpi i nxehur që nuk shënoi. BUSKETS

Sigurisht që nuk do ta hedh poshtë për këtë. Kështu është Ronaldo dhe duhet të mësohemi me këtë. Sepse ai është një lloj tjetër lojtari. Ai lufton për 'Topin e Artë' dhe na jep shumë, kështu që s'mund të jemi të zhgënjyer".

Pike - Ramos flet edhe si kapiten i Spanjës në lidhje me situatën e krijuar nga pavarësia e Katalonjës me njërin prej zërave më të fortë pro saj, Gerard Pikesë: "Për momentin është gjithçka e qetë. Pike ka qenë shumë i qetë dhe nuk e di nëse do të zgjasë (qesh). Atmosfera e krijuar nuk ishte e nevojshme. Pike kishte bërë ndonjë deklaratë pak të tepruar. Ai e di që gjithçka thotë amplifikoh­et dhe kjo nuk i pëlqen. Duke i evituar këto gjëra, do të kthehet gjithçka në normalitet".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania