Panorama Sport (Albania)

Guardiola “degdis” Murinjon drejt Parisit

-

Mançester Junajtid ka frikë se do ta humbasë Zhoze Murinjon te PSG-ja verën e ardhshme, pasi ai ka kuptuar se nuk mund të rivalizojë dot me rivalët e Mançester Sitit. Trajneri portugez flirtoi fillimisht me francezët gjatë një interviste muajin e shkuar, ku tha se ai nuk do ta mbyllte karrierën në "Old Trafford". "The Sun", shkruan se frika e tij lind nga inferiorit­eti që ai ndien se kanë "djajtë" me superyjet e Guardiolës, të cilët po dominojnë këtë sezon. Tekniku i Junajtid po kërkon gjithnjë e më shumë para në dispozicio­n nga pronarët e tij, pavarësish­t se ka shpenzuar 300 milionë paund që kur është ulur në stolin e "Old Trafford" në verën e 2016-ës. Ai ka përmbushur vetëm gjysmën e kontratës së tij me rekordmenë­t e Anglisë dhe ka kërkuar rritje të rrogës në 15 milionë paund në vit, nga 12 milionë që fiton aktualisht për të rinovuar. Kur Murinjo u pyet bë Francë për Parisin, 54-vjeçari dha këtë përgjigje: "Djali im, i cili jeton në Londër, shkoi në Paris për të parë një ndeshje të PSG-së dhe nuk shkoi në Mançester. Përse në Paris? Sepse ka diçka speciale. Magji, cilësi, lojtarë të rinj. Është fantastik". Dhe deklaratat flirtuese të Mout nuk vijnë prej historisë së klubit në fjalë, por prej sigurisë se atje do të gjejë çekun e bardhë për të blerë kë të dojë për sa të dojë. Në fund të fundit, një klub që verën e shkuar vendosi dy rekordet e reja botërore të transferim­eve, me Nejmarin (222 milionë euro) dhe Kilie Mbapenë (180 milionë euro), nuk do t'i kursehej portugezit për të realizuar ëndrrën e vjetër të sheikëve, triumfin në Champions.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania