Panorama Sport (Albania)

Vllaznia në hall, bllokohet për 170 milionë lekë

Klubi shkodran prish marrëveshj­en me Tatimet, ngrijnë sërish llogaritë bankare Nuk ka para për shlyerjen e borxheve, rikthehet paniku për rrogat

- ADMIR URUÇI

Klubi i futbollit Vllaznia vijon që të ketë probleme me bllokimin e llogarive. Situata financiare vazhdon të jetë e turbullt pranë klubit shkodran. Kjo, pasi llogaritë bankare të klubit janë ende të bllokuara. Një fakt i tillë bëhet i ditur edhe nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatim- Taksave Shkodër, Hysen Hysaj. "Klubi Vllaznia ka pasur një aktmarrëve­shje me Drejtorinë Rajonale të Tatim-Taksave Shkodër, që në fakt deri në një periudhë i ka qëndruar strikt. Por, më pas, ka pasur devijime të kësaj marrëveshj­eje. Kështu, në momentin që nuk i ka qëndruar likuidimit të kësteve që ishin parashikua­r, është prishur kontrata dhe ia kemi bllokuar llogaritë klubit Vllaznia", u shpreh fillimisht drejtori Hysaj në prononcimi­n e tij për mediat. Nënshkrimi i një marrëveshj­eje të re është skenari më i mundshëm dhe Hysaj shton: "Po bëjmë maksimumin që të krijojmë të gjitha mundësitë e mundshme konform ligjit, për të mos u penguar për asnjë moment veprimtari­a e këtij ekipi. Dashamirës­ia ekziston dhe pa dyshim që edhe drejtuesit e klubit dhe ata të bashkisë janë të bindur se do të gjendet një zgjidhje.

Për këtë arsye, pritet të shohim si do të rrjedhin ngjarjet në ditët në vazhdim", u shpreh Hysaj në reagimin e tij për mediat kur është pyetur në lidhje me çështjen e financave të Vllaznisë.

KLUBI - Nga ana tjetër, drejtues të klubit patën theksuar

se nuk kanë zgjidhur problemet e bllokimit të fondeve, sidomos me degën e Tatim- Taksave. Mirëpo, me sa duket, drejtuesit e klubit, nisur edhe nga mungesa e fondeve, kanë prishur marrëveshj­et që mund të ndikojnë direkt

edhe në aspektin financiar të lojtarëve të ekipit. Burime zyrtare në klubin shkodran konfirmojn­ë se borxhi ndaj Drejtorisë së Tatim-Taksave është 170 milionë lekë të vjetër. Me sa duket, Vllaznia e këtij sezoni nuk ka probleme vetëm rezultates­h, por

edhe të tjera që i përkasin aspektit jashtë fushe. Nëse skuadra do të haset edhe me këto problemati­ka financiare, atëherë situata edhe për rezultatet mund të pësojë një përkeqësim. Tani u duhet drejtuesve të klubit që të mendojnë për aspektin financiar të kësaj skuadre. Shkodranët kanë probleme me financat prej disa vitesh. Klubi aktualisht menaxhohet dhe financohet nga Bashkia e Shkodrës, në një kohë që është kërkuar shumë herë që të privatizoh­et dhe të hyjnë në lojë biznesmenë që të

bëjnë të mundur rikthimin e skuadrës në pretendent­e për të fituar tituj. Kujtojmë që një sezon më parë, ekipi i shpëtoi rënies në Kategorinë e Parë vetëm në ndeshjen e fundit dhe tashmë kërkon që kjo histori të mos përsëritet më. Por, në të gjitha kampionate­t e fundit kur ekipi financohet nga Bashkia, ka pasur probleme për sa i përket mbijetesës dhe e ka arritur atë vetëm në javët e fundit. Në javën e ardhshme, Vllaznia do të luajë kundër Lushnjës, ku do të kërkojë fitoren për të ngjitur shkallët në klasifikim.

 ??  ?? Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka kërkon të mbajë të karikuar ekipin për sfidën ndaj Lushnjës. Dje ai ka postuar në profilin e tij në “Facebook” një foto të lojtarëve ku duken të bashkuar dhe mbi të gjitha të lumtur
Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka kërkon të mbajë të karikuar ekipin për sfidën ndaj Lushnjës. Dje ai ka postuar në profilin e tij në “Facebook” një foto të lojtarëve ku duken të bashkuar dhe mbi të gjitha të lumtur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania