Panorama Sport (Albania)

Shpikje “shkencore” e FSHF-së, fajin e ka Partizani për vdekjen e stadiumeve

- Nga GËZIM SINEMATI

Kjo

ishte seç ishte. Nuk mund të ndalet aroma e pusetës. Disa ditë më parë, një nga zyrtarët e FSHF-së...

Kjo

ishte seç ishte. Nuk mund të ndalet aroma e pusetës. Disa ditë më parë, një nga zyrtarët e FSHF-së, pikërisht dikush që cilësohet me të ardhme nga vetë "mbreti" Duka, ka mrekulluar me xhonglimet me shifra gjatë një interviste. Djaloshi, që shpesh e kishim parë në ekran duke u folur në vesh trajnerëve të Kombëtares, Denis Bastari, këtë herë me spaletat e drejtorit administra­tiv të FSHFsë, i ka dhënë frymë dhe jetë shprehjes së korridorev­e se "shefi ka investuar kaq shumë për të, sa duket sikur e ka nxjerrë nga hundët". Dëgjoni shpjegimin "shkencor" për vdekjen e tifozërisë nëpër stadiume: "Po të besosh te statistika­t, vetëm Partizani ka rënie të tifozërisë në stadiume, sepse ekipet e tjera kanë nga pak rritje".

Djaloshi debutues në përrallën hileqare të Institucio­nit, guxoi të "mbushë" stadiumet me shifra, duke shpërfillu­r haptazi arratisjen popullore të tifozëve. Mirëpo, kulmin e arriti kur futi në rreth Partizanin si ekipin e vetëm që ka humbur njerëzit në stadiume. Na u duk sikur ishte gati të thoshte edhe atë që s'thuhet se, ishte i tepërt Moxhi italian kur loja jonë mbillet me Moxhë shqiptar. Nuk e paska fajin manipulimi që vret besimin, as loja e trukuar deri te fëmijët, as aleancat që fabrikohen me kallëpë nga vetë zyrat, as "farat e barit" që mbjellim për të kërcyer pupthi nga një stadium në një tjetër. Faji paska ngjyrë të kuqe dhe kush më mirë se Partizani do ta meritonte këtë akuzë spektakola­re nga idiotësia. Mos kujtoni se e kanë harruar shuplakën e madhe që dhemb akoma, ai i shpifuri... fondi i Solidarite­tit, sidomos kur afrojnë këto dreq Asambleshë, ku Nastradini tregon bukur dhe me talent përrallën se është më mirë kur paratë i mban ai vetë, se sa t'i bëjnë rrush e kumbulla anëtarët e familjes…

“Kulmin e arriti kur futi në rreth Partizanin si ekipin e vetëm që ka humbur njerëzit në stadiume. Na u duk sikur ishte gati të thoshte edhe atë që s'thuhet se, ishte i tepërt Moxhi italian kur loja jonë mbillet me Moxhë shqiptar. Nuk e paska fajin manipulimi që vret besimin, as loja e trukuar deri te fëmijët, as aleancat që fabrikohen me kallëpë nga vetë zyrat, as 'farat e barit' që mbjellim për të kërcyer pupthi nga një stadium në një tjetër”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania