Panorama Sport (Albania)

Astrit Ajdareviç: Mbiemrin e kam ndërruar, por jam shqiptar

Mesfushori kuqezi: E kam Hajdari, por u ndryshua prej... luftës

-

Astrit Ajdareviç është risia e Kombëtares Shqiptare për miqësoren ndaj Turqisë. Dje, në një bisedë për kanalin zyrtar të FSHF- së në "YouTube", mesfushori nga Prishtina rrëfeu ditët e para si kuqezi. "Të gjithë më kanë pritur mirë, jam i kënaqur që bëj pjesë në Kombëtare. Të them të drejtën kam pritur disa vite për të qenë te Shqipëria. Jo vetëm unë, por edhe familja ime është e lumtur që tashmë do të vesh fanellën kuqezi. Do të jap gjithçka për këtë fanellë", ka thënë fillimisht mesfushori që luan me AEK- un e Athinës.

KRENARIA - "Kënaqësia është e madhe, shumë kohë kam pritur për të ardhur këtu. Kam luajtur me Suedinë për disa vite, jo vetëm në Kombëtaret e moshave aty, por edhe në skuadra të rëndësishm­e. Kam qenë edhe kapiten për një kohë të gjatë. Vërtet jam rritur dhe formuar si futbollist në Suedi, por unë ndihem shqiptar. Të gjithë e dinë këtë gjë dhe unë gjithmonë kam thënë se jam shqiptar sa herë më kanë pyetur. Do të vazhdoj ta them gjithmonë. Jam krenar për këtë", theksoi Ajdareviç. MBIEMRI - Pse Ajdareviç dhe a ndihet keq kur e krahasojnë me mbiemrat sllavë? Mesfushori tregon: "I kuptoj tifozët, por unë dhe familja ime gjithmonë e kemi ditur kush jemi. Mbiemri im është Hajdari dhe jo Ajdareviç, por për shkak të luftës e kemi ndërruar. Gjithmonë e kanë ditur që jam shqiptar, por tani edhe më shumë akoma". PËRSHTATJA - "E kam shumë të lehtë për t'u përshtatur në Kombëtaren Shqiptare. Është grup i mirë dhe këtë e kam vërejtur në këto pak ditë që jam këtu. Unë nuk i trembem konkurrenc­ës. Në çdo skuadër, qoftë klub apo kombëtare, e njëjta situatë është. Për mua kjo është shumë normale dhe do të mundohem të jap maksimumin tim. Kam 15 vite që luaj futboll profesioni­st dhe konkurrenc­a nuk është diçka e re për mua. Më shumë kam luajtur si mesfushor ofensiv. Shpresoj të kem minutat e mia edhe në Kombëtare duke treguar kualitetin tim. Shqipëria ka një grup të mirë lojtarësh dhe këtë e tregoi në Europianin e 2016ës. Kemi futbollist­ë të talentuar, jo vetëm që janë aktualisht, por edhe të tjerë që luajnë në Europë. E theksoj, për mua është krenari që jam pjesë e këtij ekipi", përfundoi 27vjeçari nga Prishtina.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania