Panorama Sport (Albania)

“Fitojmë edhe ndaj Kukësit, Kamza shanse për në Europë”

-

Kamza vijon normalisht stërvitjet, të cilat do të intensifik­ohen deri dy ditë përpara ndeshjes me Kukësin. Mesfushori i Kamzës, Xhuljo Mehmeti, si i vetmi kamzali në ekip, vlerëson shpirtin e lartë të garës të demonstrua­r nga shokët e tij në fushën e lojës, sidomos në fitoren ndaj Partizanit. Lidhur me këtë takim ai u shpreh: "Ndaj Partizanit ka qenë një ndeshje mjaft e vështirë, por falë grintës dhe shpirtit luftarak të shokëve të mi të skuadrës, morëm një fitore të rëndësishm­e. Jemi munduar të mbroheshim dhe ta kundërsulm­onim rrezikshëm Partizanin, por ka pasur dhe situata që kundërshta­ri na vuri në vështirësi, por jemi të kënaqur që në fund u shpërblyem me golin e Ymerit që na dha 3 pikët". Mehmeti pritet që ndaj Kukësit të jetë në fushë dhe gjatë prononcimi për takimin, mesfushori deklaroi: "Psikologji­kisht skuadra është shumë mirë, pasi futbollist­ët kanë përgatitje të lartë fizike dhe janë në gjendje të përballojn­ë deri në fund çdo ndeshje duke mos u dorëzuar as në minutat e fundit. Trajneri Ndreu na ka përgatitur mjaft mirë për këtë sfidë, ku me bindje të plotë do të hyjmë në fushë për të fituar ndaj Kukësit. Sigurisht na pret një takim i vështirë, por jo i pakalueshë­m, aq më shumë duke ditur se luajmë në shtëpi dhe fitorja kthehet në detyrim". Xhulio Mehmeti nuk e fsheh dëshirën për të qenë protagonis­t në këtë takim. "Do të bëj të gjitha përpjekjet e mia për të dhënë maksimumin dhe dëshira është që unë të jem protagonis­t në dhënien e asistim të golit të fitores. Nëse luajmë si grup dhe ruajmë vazhdimësi­në, mund ta kapim edhe një vend në Europë. Gjjithsesi, ne e kemi si parim që ndeshjet duhet t'i marrim një e nga një dhe objektivi ynë për momentin është 6- ja e parë. Do më pëlqente që Kamza të ishte pjesëmarrë­se në Kupat e Europës, por që të arrish atje, duhet mundur Kukësi dhe më pas të synohet edhe vendi i dytë", u shpreh Mehmeti në fund për "Panorama Sport". Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania