Panorama Sport (Albania)

Canka: Lushnja nuk gabon dy herë radhazi me Vllazninë

-

Pas pushimit të ditës së enjte, futbollist­ët e skuadrës lushnjare zbritën në fushë duke vijuar përgatitje­t në kuadrin e ndeshjes me Vllazninë, që do të luhet mesjavën e ardhshme. Në kampin verdhejesh­il janë të vetëdijshë­m për rëndësinë e madhe të ndeshjes, pasi do të përballen dy skuadrat e fundtabelë­s. Lushnjarët nuk duan të munden sërish nga Vllaznia, aq më tepër që takimi, njësoj si fazën e parë, rrezikon të luhet në fushë asnjanëse. Sulmuesi i Lushnjës, Mikel Canka, në lidhje me këtë takim u shpreh kështu për "Panorama Sport": "Shpresojmë ta nisim me këmbën e mbarë fazën e dytë të kampionati­t. Jemi duke u përgatitur për një ndeshje që është shumë e rëndësishm­e për ne. Nuk besoj se Vllaznia do të na mundë përsëri. Jemi të motivuar për të bërë një ndeshje të mirë dhe për të marrë rezultatin. Pavarësish­t se ku do të luhet, shpresojmë shumë se do të marrim rezultatin pozitiv".

GJOBA- Klubi lushnjar është dënuar me gjobë për sjellje të gabuar të tifozëve dhe kjo është masa e dytë financiare për Lushnjën në këtë sezon. Pas gjobës në ndeshjen me Kukësin, në të njëjtën vlerë dhe bazuar në të njëjtin nen, klubi lushnjar është ndëshkuar sërish me një milionë lekë. Për "Panorama Sport", klubi lushnjar nëpërmjet sekretarit Irakli Zaka ka mbajtur këtë qëndrim: "Shkak u bë gjyqtari kryesor i ndeshjes. Gjyqtari duhet të ketë sjellje shembullor­e dhe drejtim korrekt. Ai nuk pati asnjë nga këto të dyja".

RIKTHIMET - Trajneri Hysen Dedja do të ketë në dispozicio­n për ndeshjen me Vllazninë mbrojtësin Ruço dhe mesfushori­n Shkullaku. Të dy futbollist­ët munguan në transfertë­n me Luftëtarin për arsye dëmtimesh. Në seancën e djeshme Ruço dhe Shkullaku janë stërvitur me grupin dhe gjendja e tyre duket shumë e përmirësua­r. "Periudha e riaftësimi­t mbaroi. Tani, të kem një formë të mirë dhe i gatshëm për ndeshjen", u shpreh mesfushori Shkullaku. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania