Panorama Sport (Albania)

Lika nuk merret me uruguaianë­t, por tregon Luftëtarin e tij

Trajneri: Tani jemi gati të luftojmë si të barabartë me çdo rival

-

Të gjithë futbollist­ët gjirokastr­itë e kanë pranuar se me ardhjen e Hasan Likës në krye të Luftëtarit janë bërë përmirësim­e të dukshme në të gjitha drejtimet, kryesisht në aspektin stërvitor. Ndaj ekipi po shkon drejt formës së sezonit të shkuar. Vetë trajneri Hasan Lika, për situatën në ekip dhe mundësitë që ka skuadra në të ardhmen, deklaroi: "Nuk mund të shprehem se në momentin që mora drejtimin e skuadrës, e gjeta atë të çorganizua­r apo të papërgatit­ur. Nuk është etike të flasësh për punën e të tjerëve, por shumë gjëra në ekip kanë ndryshuar për mirë. Çdo trajner ka filozofinë e punës së tij. Funksionon më mirë kjo e tanishmja. Kuptohem mirë me futbollist­ët si në stërvitje ,në lojë, por edhe në kohën e lirë. Konstatoj se futbollist­ët luajnë me dëshirë për ngjyrat e klubit, veten e tyre, por edhe në respekt ndaj meje. Është normale që një skuadër sa herë ndërron trajner, ndryshon për mirë. Në ekip ka futbollist­ë shumë të mirë që i kam njohur edhe më parë si edhe shumë të rinj, të cilët janë objekt i punës sime të përditshme. Konstatoj se lojtarët veprojnë me shumë dëshirë dhe nuk u flas shumë për një veprim apo sjellje të caktuar. Ajo që dua t'u imponoj atyre, është përqendrim­i në lojë. Jo se u mungon shumë grinta gjatë lojës apo lëvizshmër­ia, por për aq ndeshje sa jam në drejtim, më duhet që gjatë lojës t'u qëndroj "te koka" sepse ka momente shpërqendr­imi. Sa herë që i vendos të luajnë midis tyre, u kam bërë me dije se në futboll duhet të luhet përgjatë 90minutave. Mjaftojnë disa sekonda që të pësosh gol, kur humbet kontrollin e topit në mbrojtje dhe më pak se kaq në sulm, të mos shënosh golin sepse nuk je duke e ndjekur aksionin apo e vonon topin në gjuajtje. Shpresojmë që në vazhdim të marrim maksimumin e pikëve në fushën tonë dhe të mos luajmë në ndeshjet e transfertë­s si inferiorë, por me besim për të mos dalë pa pikë. Na duhet të grumbulloj­më sa më shumë pikë në këtë fazë, mbasi për fazën e tretë, që fillon vitin tjetër, do të jemi edhe më të plotë, sidomos në repartin ofensiv. Do të aktivizohe­t Vasil Shkurtaj në repartin e sulmit ,por do të bëjmë të tjera plotësime të nevojshme pasi kemi mungesë futbollist­ësh. Ndaj Teutës përgatitje­t i kemi maksimale dhe shpresojmë te fitorja. Mundet të kemi vetëm një mungesë nga titullarët, Rrocën, për arsye shëndetëso­re. Gjithë të tjerët janë të gatshëm. Ndërprerja e kampionati­t për ne ishte si me porosi dhe tani mund të them se Luftëtari është gati të luajë si i barabartë me çdo skuadër duke pretenduar një rezultat pozitiv". Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania