Panorama Sport (Albania)

Flamurtari-Skënderbeu shtyhet prej...Lilajt

Mesfushori dhe sulmuesi Soue janë me përfaqësue­set

- LLAZI SARO

Skënderbeu do të luajë në Vlorë përballë Fla murtarit ditën e enjte për të çelur fazën e dytë të kampionati­t. Një shtyrje e ndeshjes nga e mërkura në të enjten ka plotësuar pritshmëri­të në kampin bardhekuq. I tillë ka qenë vendimi i radhës i FSHF-së që pasi u fol fillimisht për të luajtur takimin të mërkurën në orën 17: 00, u vendos më vonë që takimi të shtyhet me 24 orë.

VENDIMI - Duket se FSHF-ja ka marrë parasysh këtu faktin që Skënderbeu është i vetmi klub i dëmtuar nga grumbullim­et e Kombëtares, pasi janë katër lojtarë të grumbullua­r me përfaqësue­set respektive. Nisur nga fakti që një prej lojtarëve kryesorë, Sabien Lilaj, pritet të mbërrijë në Rinas vetëm në orën 20:00 pas ndeshjes me Turqinë, ishte thuajse e pamundur që të luante normalisht vetëm pak orë më vonë në Vlorë. Ndërsa nga ana tjetër Ali Soue kthehet nga impenjimi me kombëtaren e Gambias vetëm ditën e mërkurë në mëngjes. Për këto arsye duket se shtyrja e ditës së ndeshjes nga e mërkura në të enjten i shkon përshtat Skënderbeu­t që do të ketë në dispozicio­n dy prej lojtarëve kryesorë, Lilajn edhe Souenë. Më pas do të jetë zgjidhja e trajnerit Ilir Daja nëse ata do të luajnë titullarë në Vlorë apo do e nisin ndeshjen nga stoli. Gjithsesi, duket shumë e vështirë që Daja t'u besojë minuta të plota të dy lojtarëve që për hir të së vërtetës nuk kanë pushuar kurrë gjatë fazës së parë. Pritet që të paktën vetëm një mes Lilajt dhe Souesë ta nisë ndeshjen si titullar. Korçarët kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në fazën e parë të kampionati­t, ku kanë arritur nëntë fitore dhe vetëm një barazim. Skënderbeu është në krye të grupit dhe ka treguar se këtë sezon duket shumë e vështirë që të rivalizohe­t nga ekipet e tjera. Me këtë ritëm, korçarët janë drejt titullit të tetë kampion, ndërsa një vit më parë e humbën duelin me Kukësin.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e fazës së parë mes Skënderbeu­t dhe Flamurtari­t
Çast nga ndeshja e fazës së parë mes Skënderbeu­t dhe Flamurtari­t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania