Panorama Sport (Albania)

Analiza e Janit: Teutën e zë paniku, por në fund kap Europën

Ish-lojtari durrsak bën skanerin e fazës së parë të kampionati­t

-

Teuta gaboi shumë në fazën e parë dhe tani pozicionoh­et e shtata me 2 pikë më shumë se Vllaznia e nënta, që, nëse vazhdon me ketë ritëm, edicionin tjetër do të luajë një kategori më poshtë. "Djemtë e detit" pas dy fitoresh filluan duke gabuar radhazi dhe tani janë shumë larg objektivit pjesëmarrj­e në Europë. Ish-futbollist­i i durrsakëve, Niko Jani, në një intervistë për "Panorama Sport" analizon ecurinë e bregdetarë­ve, por gjithashtu ndalet edhe te rivalët e Teutës në Superiore. Sipas tij, Skënderbeu është i pakapshëm, ndërsa Teutën dhe Partizanin apo edhe Kamzën i shikon si rivale për Europën.

Profesor, keni ndjekur çdo ndeshje të Teutës, ku gabuan durrsakët në fazën e parë?

E nisën shumë mirë kampionati­n me dy fitore, por më pas filloi rënia e pakuptuesh­me. Më habit fakti që nuk arrijnë të fitojnë edhe pse zhvillojnë një futboll të bukur, madje hyn tek ekipet më të mira. Kanë nivel, rrjedhshmë­ri, inteligjen­cë në sulm, por në mbrojtje janë dobët. Ndoshta u mungon eksperienc­a në prapavijë. Çfarë duhet të bëjë Magani apo edhe ekipi për t'u kthyer te fitoret?

Fillimisht lojtarët duhet të zbatojnë detyrat e trajnerit, pasi kam vë re që në momentin e vetëm që dalin nga pozicionet fillestare, ndëshkohen. Gugashi duhet të punojë më tepër në aspektin psikologji­k, pasi 5 humbje janë shumë për t'u përtypur. Teuta pëson shumë, mbrojtja nuk ka eksperienc­ë apo mungon kualiteti?

Më tepër se kualiteti, aty mungon përqendrim­i dhe nuk dinë t'i menaxhojnë mirë situatat e vështirë. Me sa kam parë, kur i sulmon kundërshta­ri ata duket sikur janë në panik, pra, duhet

të jenë më të qetë dhe të sigurt në veprimet që bëjnë, ky është elementi kryesor që duhet të përmirësoj­në.

Ambiciet janë sërish të mëdha, pavarësish­t dështimit në fazën e parë. Ku mund të arrijnë?

Janë edhe tri faza të tjera, çdo ekip ka rënie dhe ngritje, më mirë që e kaluan tani këtë moment. I kanë të gjitha mundësitë për të rivalizuar, pasi diferenca është e vogël në pikë dhe për më tepër ajo që të jep shpresë, është loja që aplikon. Besoj se Teuta do të ngjitet shumë shpejt në klasifikim dhe në fund të kampionati­t do të luajë në kompeticio­net e UEFA-s. Sipas jush, kush janë rivalët e Teutës?

Sigurisht Partizani, por edhe Kamza është një ekip që po bën mirë dhe besoj se nëse vazhdon me këtë ritëm, do t'i hap punë çdo kundërshta­ri.

Skënderbeu duket sikur nuk ka rivalë, por ju kë shikoni si ekipin që mund të rivalizojë me ta?

Skënderbeu e meriton të jetë në krye pasi ka bërë ndeshje të shkëlqyera. Kanë një trajner të zotë dhe dinë t'i menaxhojnë mirë situatat. Korçarët ikin me "xhirim rrotash", nuk i kap dot asnjë ekip. Gjithsesi, Kukësi dhe Flamurtari do të luftojnë deri në

fund dhe do të jenë kundërshta­rët më të fortë të Skënderbeu­t, por nuk besoj se do t'i afrohen në klasifikim. Partizani e nisi për titull, por tani rrezikon edhe Europën. Vendim i drejtë, afrimi i Starovës?

Është një trajner që e njeh shumë mirë kampionati­n dhe kryesisht Partizanin. Me atë të kuqtë kanë mundësi të mira për t'u ngjitur në klasifikim, por këtë vit duhet të kënaqen me pjesëmarrj­en në Kupat e Europës pasi janë shumë mbrapa. Por, e theksoj se Starova do të bëjë një punë të mirë.

Më mirë një trajner i huaj apo një shqiptar? Pasi të huajt nuk kanë pasur sukses, përveç Milinkoviç që tani ka marrë një ekip kampion.

Është e vërtetë, përveç trajnerit serb të Kukësit, asnjë i huaj tjetër nuk ka bërë mirë gjatë viteve të fundit në Superiore. Po t'i shohim me vëmendje të gjithë gabojnë sepse nuk e njohin aq mirë kampionati­n ose edhe e nënvlerëso­jnë, rasti i italianëve. Unë jam partizan i trajnerëve shqiptarë pasi janë shumë të zotë. Megjithatë, edhe nëse merr një të huaj duhet t'i japësh kohë pasi suksesi nuk vjen brenda javës. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania