Panorama Sport (Albania)

NOT.T E ,T./,(1

-

BUFON 6 - I nxjerrë jashtë loje nga devijimi i De Rosit. Nuk mund të bënte asgjë. Madje është reaktiv kur suedezët e vënë në provë.

BARZALJI 6 - Vuan fizikun e Toivonenit në kontaktet trup më trup dhe të kundërshta­rëve të tjerë. Gjithsesi, nuk është ai fajtori kryesor i mbrëmjes së errët të Italisë.

BONUÇI 6 - Fillim i dhimbshëm: bërryl në fytyrë dhe hundë e gjakosur. Vazhdon ndeshjen mes vërshëllim­ave të publikut vendës, duhet vazhduar sportivish­t, ndonëse edhe jo shumë, me bërryla me sulmuesit vendës, por edhe duke provuar të mbajë të gjitha bashkë, "copat" e mbrojtës. KIELINI 6 - Shpesh i takon atij të shpërndajë lojën, pasi Bonuçi markohet dhe këmbët e Kielinit nuk janë të sakta. Përkundraz­i, disa gabime i bën dhe gjithmonë drithërues­e, aq sa i mbetet Bufonit që ta shpëtojë atë nga një "traumë", në fundin e pjesës së parë.

KANDREVA 5 - Një pjesë e parë e vakët dhe pa asnjë spunto, ndërsa në pjesën e dytë ofron dy tentativa, të cilat tregojnë se të paktën emri i tij nuk ishte vënë gabimisht, në listën e emrave të titullarëv­e. Shumë pak për cilësitë e tij.

PAROLO 5 - Shumë, realisht shumë zbritje surprizë, por efikasitet­i i tij është gjithmonë skarco. Tentativat nuk shkojnë asnjëherë qoftë edhe pranë destinacio­nit dhe, ashtu si shokët e tij të repartit, ishte një mbrëmje "e zezë".

DE ROSI 5 - Në kolaps në mbulim, shumë i ngadaltë, i pasaktë dhe pa ide kur duhet të mbështesë lojën. E kompleton mbrëmjen në të cilën kalon Pirlon për numër prezencash, me një autogol të pafat.

VERRATI 5 - Zhgënjyes, për të disatën herë, nga ai që pritet më shumë. Edhe pse ofron disa topa spektakola­rë në zonë, edhe ai, me kalimin e minutave, infektohet nga mediokrite­ti i manovrës italiane, aq sa ndëshkohet dhe humb edhe ndeshjen e radhës. Në të 76-ën i lë vendin INSINJES (NOTA 5), i cili ofron disa spunto, si një krosim që nuk shfrytëzoh­et nga Imobile dhe dy goditje jashtë shënjestre.

DARMIAN 6 - Më i miri, ose më pak i dobëti i Italisë. Një nga të paktit "axurr" që tentoi të shfryjë diçka pozitive, si ajo goditje e ndalur në shtyllë, e cila mund të kishte vlejtur si një gol fitoreje për Italinë.

BELOTI 5 - Ka menjëherë në kokën e tij "golin" e mbrëmjes, pas një krosimi perfekt nga Darmian, por nuk e çon në destinacio­n. Më pas humb mes trafikut të zonës rivale. Në të 65ën i lë vendin EDERIT (NOTA 5), por ndryshe nga ndeshja e luajtur në Tuluzë, për "Francë 2016", këtë herë tentativat e tij nuk përfundojn­ë në rrjetë, për të shtrirë në tapet Suedinë. IMOBILE 4.5 - Shumë pak gjëra për të nënvizuar: pa forcë për t'u markuar, i dobët fizikisht dhe nuk lëviz për të kërkuar të gjejë hapësirat në thellësi, përveçse shpeshherë në pozicion jashtë loje. Trajneri VENTURA 5 - Një film i parë dhe i riparë. Pas 4-2-4 dhe 3-4-3, as 3-5-2 nuk i jep të drejtë. Nëse nuk fiton në Milano dhe nuk kualifikoh­et, pavarësish­t rinovimit të tij të kontratës, do t'i duhet të zbrazë dollapin në Korveçano.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania