Panorama Sport (Albania)

Angli-Gjermani, paqe në “Uembli”

"Pancerat" e trajnerit Joakim Lëv dominuan, ylli i Sitit Leroi Sane bëri dy traversa

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Në përballjen miqë sore mes ko mbëtares angleze dhe asaj gjermane, të luajtur në stadiumin legjendar të "Wembley"- t, të dyja skuadrat e kanë mbyllur sfidën duke i lënë rrjetat e paprekura në barazimin 00. Trajneri i vendësve, Gareth Sauthgejt, ka aktivizuar ekipin e tij në lojë me formacioni­n 3- 4- 3, sikurse edhe rivalët në këtë përballje. Në pjesën e parë, gjermanët e teknikut Joakim Lëv kanë arritur të tregojnë më tepër përqendrim duke kërcënuar portën e portierit Pikford me anë të Leroi Sane që në momentet e para të lojës. Kombëtarja gjermane ka arritur të dominojë lojën edhe nga pozicionim­i i topit, për të cilët ka qenë më i lartë se vendësit. Edhe skuadra e Sauthgejt ka pasur një formë mjaft të mirë gjatë gjysmës së parë të përballjes, duke treguar një lojë të shpejtë e të bazuar në pasimet e gjata. Sikurse në çdo përballje tjetër, të dyja këto ekipe kanë pasur një rivalitet të theksuar për faktin se kush do të shënojë i pari, megjithatë, edhe në përfundimi­n e pjesës së parë, portat e të dyja skuadrave kanë mbetur të paprekura. Sa i përket gjysmës së dytë të kësaj përballjej­e, të dyja skuadrat e kanë nisur me një intensitet tepër të lartë ku rivaliteti për të shënuar golin e parë është thelluar edhe më tej. Në minutën e 48- të të kësaj pjese, kombëtarja angleze ka arritur të kërcënojë portën gjermane me anë të Vardit, i cili ka goditur fuqishëm topin me kokë, por portieri Ter Shtegen ka arritur ta shpëtojë portën duke e bllokuar goditjen e tij. Edhe pse kanë arritur të krijojnë një rast mjaft të favorshëm për të shënuar, "pancerat" e teknikut Lëv kanë vazhduar të dominojnë në fushën e blertë të "Wembley"-t duke pasur kontrollin më të lartë të topit. Në minutën e 58-të, vendësit e drejtuar nga Gareth Sauthgejt, kanë kërcënuar sërish portën e Ter Shtegen, por nuk arritën të zhbllokojn­ë rezultatin. Në këto momente, të dyja skuadrat kanë kërkuar të rifreskojn­ë lojtarët, duke bërë disa zëvendësim­e. Sulmuesi i kombëtares gjermane, Timo Verner, është zëvendësua­r në minutën e 73- të me Sandro Vagner, i cili ka shfaqur një formë mjaft të mirë, por nuk ka arritur të shënojë në portën e portierit anglez, Pikford. Në

minutat e fundit të kësaj loje, sfida është ndezur edhe më shumë, pasi të dyja skuadrat kanë tentuar disa herë t'i shënojnë njëratjetr­ës, por nuk kanë arritur të zhbllokojn­ë shifrat. Drejt fundit të kësaj përballjej­e legjendare, skuadra

vendëse ka arritur të rrisë ndjeshëm nivelin e lojës duke krijuar raste tepër të favorshme për të shënuar, por sërish porta e Ter Shtegen ka mbetur e paprekur nga anglezët e Sauthgejt. Rivaliteti mes këtyre dy skuadrave ka qenë i jashtëzako­nshëm,

sidomos në minutat e fundit të kësaj sfide, e cila ka vazhduar me barazimin 00. Megjithatë, ndeshja mes këtyre dy gjigantëve të futbollit botëror, ka përfunduar me barazim, duke e lënë këtë sfidë të hapur për në arenën e Kupës së Botës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania