Panorama Sport (Albania)

Sane: Do shënojmë në sfidën e radhës

-

Në përfundimi­n e përballjes miqësore mes kombëtares angleze dhe asaj gjermane, e cila u mbyll me barazimin 0-0 në stadiumin historik të "Wembley", mesfushori Ilkai Gyndogan ka folur në një intervistë të shkurtër duke thënë se: "Jam shumë i lumtur që trajneri më ka dhënë mundësinë e artë për të luajtur në një përballje kundër një skuadre të tillë si Anglia. Edhe pse ende kam pasur disa probleme me ritmin në fushë duhet marrë parasysh se kam qenë pjesërisht përgjegjës edhe për repartin e mbrojtjes dhe kjo më ka vënë në vështirësi edhe më të madhe. Megjithatë, në krahasim me pjesën e dytë të kësaj ndeshjeje, gjysma e parë e lojës ka qenë më pozitive për ne, pasi kemi pasur më shumë raste për të shënuar, por me sa duket nuk kanë mjaftuar për të zhbllokuar rezultatin e për të triumfuar në një atmosferë të jashtëzako­nshme të 'Wembley'." SANE- Një tjetër lojtar i rëndësishë­m për kombëtaren gjermane në përballjen ndaj skuadrës së Gareth Sauthgejt ka qenë edhe mesfushori gjerman, Leroi Sane, i cili ka qenë më i përgatitur ndaj kësaj skuadre duke qenë se luan në Premier Ligë me skuadrën e Mançester Sitit. Gjatë një deklarate në fundin e kësaj përballjej­e, Sane ka thënë se: "Të dyja skuadrat kanë pasur mundësi mjaft të mira për të shënuar. Skuadra jonë mund ta kishte vendosur fatin e lojës gjatë pjesës së parë dhe jam mjaft i nervozuar për faktin që nuk kam shënuar në dy rastet që kam pasur, kjo edhe për arsyen se nuk kam pasur mundësinë të shënoj deri më tani për fanellën e kombëtares gjermane. Megjithatë, në sfidën e së martës ndaj Francës do kem sërish mundësinë ta rikuperoj këtë gabim".

HALSHTENBE­RG- Një prej debutuesve për "pancerat" e trajnerit Joakim Lëv ka qenë edhe Marsel Halshtenbe­rg, i cili ka shfaqur një paraqitje mjaft të mirë në këtë sfidë. Në fundin e kësaj sfide, Halshtenbe­rg ka thënë: "Nuk ishte aspak keq për debutimin tim. Jam kënaqur shumë teksa luaja me kombëtaren dhe nuk mund të them se ky barazim na ka trishtuar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania