Panorama Sport (Albania)

Lëv: Kishim 90 mijë tifozë kundër, nuk luhet aq lehtësisht

"Nuk dinim ku ta çonim topin, tani mendjen te Franca"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Joakim Lëv vendos ta shohë gotën gjysmë plot pas baraz imit pa gola me Anglinë. Ai thotë se testoi të rinj, por nuk ishte e lehtë të luaje përballë 90 mijë tifozëve. Trajneri i Gjermanisë thotë se tani duhet të përgatiten për Francën, e cila është akoma më e fortë.

NDESHJA- "Të dyja skuadrat u përpoqën të ishin shumë të kujdesshme në fazën mbrojtëse dhe nuk menduan shumë për sulmin. Megjithatë, ne i kishim mundësitë për të shënuar në pjesën e parë. Na munguan në të dytën, sepse Anglia filloi të luante më shpejt".

HALSHTENBE­RG- "Bëri një ndeshje të mirë dhe më pëlqeu shumë. Por kishte vetëm dy seanca stërvitore me ne. U përgjigj mjaft pozitivish­t në fushën e lojës. Por mos harroni që nuk është e lehtë të luash përballë 90 mijë tifozëve. Jam i kënaqur edhe me Gyndoganin".

PROBLEMET- "Ajo që nuk më pëlqeu, ishte fakti që nuk dinim çfarë të bënim me topin në këmbë. Ndonjëherë humbëm më shumë topa sesa duhet, por jam i sigurt që do të përmirësoh­emi dhe duhet të punojmë në këtë aspekt. Nuk funksionua­m shumë mirë në ndërtimin e aksioneve, por shpresoj që lojtarët ta kenë kuptuar dhe ta korrigjojn­ë".

GËCE- "Po e planifikoj për ndeshjen e ardhshme. Nuk e di nëse do të jetë titullar që nga minuta e parë, apo gjatë sfidës. Shumë shpejt për ta vendosur".

FRANCA- "Mendoj që Franca është një ekip më i fortë se Anglia. Anglia është përmirësua­r shumë krahasuar me disa vite më parë, por Franca ka sulmues dhe mesfushorë të klasit botëror. Ata mund të na hapin më shumë punë sepse kanë lëvizshmër­i më të madh sesa Anglia.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania