Panorama Sport (Albania)

El er I ardi, sulmues perfe t për Ba er i

sh sulmuesi Mauro është lider, në Mynih do shkëlqente

- Përgatiti: LEDIO NASE

Robert Levandovsk­i është një mjeshtër për të mbajtur një derë hapur mbi të ardhmen, pavarësish­t kontratave afatgjata që e mbajnë lidhur me klubin Bnë Mynih i kanë garantuar qëndrimin deri në vitin 2021C. Por, gjërat nisin të lëvizin kur bomberi polak B në disa intervista C flet për sfida të reja. Portali spanjoll "Don Balon" hodhi hipotezën e një piste të merkatos bavareze, ditët e kaluara: "Mauro Ikardi, kapiten i Interit, në radarët e rekordmenë­ve gjermanë". Dhe duket se në Mynih i kanë vërtet sytë nga argjentina­si.

DËGJOJEN ELBER N - "Një djalosh fantastik. Lojtar i shpejtë, kontroll fantastik i topit, që tani një lider"...Fjalë, lëvdata që vijnë nga një lojtar, nga një legjendë e kampionëve të shumëfisht­ë të Bundesligë­s. 266 paraqitje me fanellën bavareze, 140 rrjeti Ble të themi se nga golat kupton mjaft mirë... C . Momentalis­ht B45 vjeçC mbulon rolin si ambasador për klubin: Xhiovani Elber, ish-sulmues, ka deklaruar për "Bild" mundësinë që skuadra për të cilën shënoi për shtatë vite B1997-2003C, të afrojë bomberin 24-vjeçar. "IkardiG Të bën ta pëlqesh, besoj se në Mynih po e mbajnë nën vëzhgim. Te Bajerni do shkëlqente".

S ENARËT - Në vitin 2016 Interi refuzoi një ofertë prej 60 milionë euro nga

Napoli për Mauron. Klubi zikaltër e blindoi me rinovimin e fundit, kontrata e re e sulmuesit tregon një klauzolë prej 110 milionësh, e vlefshme vetëm për shitjen e tij jashtë Italisë. Në krahun tjetër kapiteni i ka premtuar vazhdimish­t besnikëri

ngjyrave zikaltër, me ngjyrat që dashuron: "Me Interin dua të fitoj gjëra të mëdha. Dua të luaj Ligën e Kampionëve me ngjyrat e kësaj skuadre", ka thënë kapiteni në më shumë se një rast dhe duket se Spaleti po ia plotëson dëshirën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania