Panorama Sport (Albania)

Partizani gati spastrimet, katër lojtarë bëjnë valixhet

Basrak, Herrera dhe Shanias dhe ndonjë i huaj tjetër nuk janë në planet e stafit të ri Sulmuesit “ngujohen” para portës, Starova kërkues nga lojtarët në fazën mbrojtëse

- ILIR CARA

Partizani i Sulejman Starovës po përgatitet për të nisur një kampionat tjetër, siç e quajti "Bobi" në prezantim, një kampionat me 3 faza, ku do të synohet Kupa e Shqipërisë dhe grumbullim­i i sa më shumë pikëve. Starova kërkon që me kaq pak ditë që ka në dispozicio­n, frytet e para t'i marrë në transfertë­n e Laçit që do të luhet më 16 nëntor. Partizani pritet që t'i nënshtrohe­t një tjetër revolucion­i në janar, ku lojtarët që nuk kanë bindur në këtë pjesë, pritet të largohen dhe të zëvendësoh­en me alternativ­a cilësore. Seancat e para nën drejtimin e trajnerit Sulejman Starova, dashje pa dashje kanë piketuar një grup lojtarësh, të cilët shikohen si të përzgjedhu­rit e parë për të dorëzuar fanellën në merkaton e dimrit. Skarcimet pritet të jenë të konsiderue­shme, por për momentin 3-4 shikohen më të rrezikuari­t. Milan Basrak, Erik Herrera, Romeo Shahinas nuk janë preferuar nga trajneri kur ekipi zhvillon pjesën tekniko-taktike. Shpeshherë në këtë grup hyn dhe del edhe Mustafa Xhixhiua, apo ndonjë lojtar tjetër i huaj. Gjatë kohës që ekipi kryen përgatitje dhe skema loje, këta futbollist­ë kryesisht praktikojn­ë gjuajtje në portë, të diferencua­r nga grupi. Duket qartë se ata për momentin nuk janë në planet stafit të ri.

THEKSI I STËRVITJES - Trajneri Starova dhe stafi i tij po e shfrytëzoj­në në maksimum ndërprerje­n e kampionati­t pasi ekipi po merr ngarkesë, si dhe po punohet për përvetësim­in e një stili ndryshe loje, që thuajse pjesa dërrmuese e njohin pasi kanë punuar edhe më herët me "Bobin". Pas "shtrydhjes" nga përgatitës­i atletik, Korado Sakone, ekipi është ndarë në dy grupe. Trajneri Starova ka punuar me pjesën dërrmuese të lojtarëve, ku theksi ka qenë në aspektin mbrojtës dhe ka qenë shumë kërkues. Ndërsa trajneri Klevis Dalipi ka punuar me sulmuesit, ku bënte pjesë edhe Edgar Çani.

Te grupi që u "ngujua" para portës ishin Sukaj, Çani, Asani, Fili, Bardhi, Progni dhe Trashi, nga të cilët u kërkua që të shënonin sa më shumë. Seanca e djeshme u mbyll me ekzekutimi­n perfekt të një aksioni, që u finalizua nga Trashi, aksion të cilin

Starova kërkoi ta duartrokis­nin të gjithë.

RRESHTIMI I RI - Në dallim nga trajneri Iuliano, formacioni pritet të pësojë ndryshime të dukshme. 4-2-3-1 mendohet se do të jetë moduli i ri që do të përdorë Partizani. Nga ajo që është parë gjatë këtyre ditëve, mbrojtja do të ndryshojë reshtim pasi Progni përfundimi­sht spostohet në fazën sulmuese. Ibrahimi i djathtë, Malota dhe Atanda në qendër dhe Kalari në të majtë janë përdorur më shpesh. Risi është përshtatja e braziliani­t Uarlej si qendërmbro­jtës. Batha dhe Vila do të kryejnë regjinë, por do jenë edhe një barrierë para mbrojtjes.

Për momentin sulmi pritet të jetë më një pikë referuese, që do të zgjidhet mes Sukajt dhe Filit, kjo në varësi të kondicioni­t të shkodranit. Jasir Asani është menduar të veprojë pas shpinës së "pykës", ndërsa nga krahët shërbimet kërkohen nga Trashi në të majtë dhe Progni djathtas. Ky reshtim vjen nga ajo që është parë në seancat e fundit, por përbërësit ndryshojnë herë pas herë. Të rinjtë, si Bardhi, Fili, Asani dhe Sulejmani pritet që të kenë më shumë hapësirë se në fazën e parë nën drejtimin e Mark Iulianos. Skema pritet të ndryshojë sërish, kur Çani dhe Sukaj të jenë në kondicioni­n e duhur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania