Panorama Sport (Albania)

Flamurtari-Skënderbeu ndryshon prej... Lilajt

Kombëtaret detyrojnë korçarët të këmbënguli­n për spostimin e ndeshjes

- MIKEL MBRIÇAJ

Skënderbeu do të luajë në Vlorë përballë Flamurtari­t ditën e enjte për të çelur fazën e dytë të kampionati­t. Një shtyrje e ndeshjes nga e mërkura në të enjten ka plotësuar pritshmëri­të në kampin bardhekuq...

Apolonia dhe Flamurtari kanë shfrytëzua­r ndërprerje­n e kampionati­t për të zhvilluar një ndeshje kontrolli midis tyre. Ashtu si në kampionat, fierakët vazhdojnë t'i kenë "gangrenë" ndeshjet e zhvilluara në shtëpi. Apolonia, edhe pse ka shënuar e para që në start, nuk ka mundur ta mbajë rezultatin. Flamurtari pas pësimit të golit, luan mirë e me kujdes dhe me theks sulmues krijon epërsi ndaj vendësve dhe shënojnë dy gola në pjesën e parë duke kontrollua­r lojën në të gjitha aspektet. Apolonia e fillon vrullshëm lojën, shënon në "tunel" duke kaluar në avantazh që në minutën e parë me anë të sulmuesit Krasniqi, që shënoni një eurogol. Pavarësish­t kësaj, fierakët nuk kanë mundur ta gëzojnë avantazhin, pasi Flamurtari nuk pajtohet me humbjen dhe barazon me anë të Bushiç në minutën e 32- të. Pas golit të barazimit vlonjatët marrin zemër dhe në minutën e 38- të shënojnë edhe golin e dytë me anë të Hoxhajt.

TAKIMI- Të besuarit e trajnerit Kashami e kanë nisur më mirë miqësoren e djeshme dhe arrijnë që nëpërmjet një kundërsulm­i të shpejtë, të gjejnë rrugën e rrjetës me të Krasniqit, pa u mbushur mirë minuta e parë. Krasniqi me një gjuajtje ballore mbi vijën e zonës e dërgon topin në trekëndësh­in e djathtë të portierit të Flamurtari­t, Nurkoviç. Goli duket se u jep krahë fierakëve që vazhdojnë të luajnë mirë dhe të krijojnë edhe raste të tjera shënimi, por pa arritur t'i konkretizo­jnë, sa prej nxitimit e pasaktësis­ë së tyre, aq dhe për meritë të mbrojtjes mike, e cila nuk lë hapësira në zonën e saj. Nga ana tjetër vlonjatët rrisin lojën e tyre dhe nëpërmjet kundërsulm­eve të shpejta me protagonis­t Kamara dhe Shehaj, që

vihen në kërkim të golit të barazimit. Loja fiton më shumë ritëm dhe emocione, ndërkohë që sulmet vijojnë sa në njërën portë në tjetrën. Pas minutës së 30- të, epërsia kalon në anën e Flamurtari­t që luan më mirë dhe insiston nëpërmjet kundërsulm­eve

që të shënojë e barazojë rezultatin. Një gjë të tillë Flamurtari e realizon vetëm në minutën e 32-të, kur ndërmerr një kundërsulm të shpejtë dhe topi shkon te Bushiçi që nuk fal, por gjuan me qetësi e saktësi duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke barazuar

rezultatin në 1- 1. Pas pësimit të golit, Apolonia kërkon të reagojë, por pa mundur dot të shënojë, pasi Flamurtari vazhdon të luajë mirë, të qarkullojë topin e të ndërmarrë kundërsulm­e të shpejta e të rrezikshme. Në minutën e 38-të Kamara, lojtari më i mirë në fushë për të dy ekipet, pason bukur në hyrje të zonës te Hoxhaj që shënon golin e dytë e të avantazhit për vlonjatët. Minutat e mbetura të pjesës së parë u karakteriz­uan nga një lojë e mirë e të dy ekipeve dhe me theks sulmues, ku Apolonia dëshironte të barazonte rezultatin, ndërsa Flamurtari ta thellonte akoma më shumë atë. Asnjëra e as tjetra nuk ja arrijnë qëllimit dhe kështu pjesa e parë mbyllet me fitoren e Flamurtari­t me rezultatin 1- 2. Fraksioni i dytë i ndeshjes fillon me zëvendësim­e të shumta nga të dy trajnerët. Ritmi i lojës pëson një rënie në këtë pjesë, megjithatë vlonjatët ruajnë epërsinë ndaj vendasve. Apolonia sulmoi më shumë dhe krijoi raste shënimi, por pa mundur që të finalizojë. Kështu, i gjithë takimi përfundon me fitoren e Flamurtari­t me rezultatin 1-2.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania