Panorama Sport (Albania)

Nuk mjaftojnë tifozët me urdhër, ngecin Shpresat

Kombëtarja U-21 barazon me Irlandën e Veriut, zbehen shanset S’mbajmë dot golin e Ramadanit, ndëshkohem­i sërish në fund

- ABDULLA DUSHKU

Tifozët me detyrim nga FSHF-ja nuk i bëjnë punë Kombëtares U21, që dje "flirtoi" me fitoren, por për herë të dytë u ndëshkua nga Irlanda e Veriut në frymën e fundit. Vetëm barazim 1-1, në një takim që u duk se po shkonte sipas parashikim­eve të kuqezinjve, që shënuan në minutën e 83-të me anë të Ylber Ramadanit. Në pjesën e parë, skuadra e Alban Bushit ishte larg pritshmëri­ve, ndërsa në të dytën e rriti nivelin e lojës. Pas 5 ndeshjeve të zhvilluara në grupin 2 eliminator, tashmë Shqipëria rrezikon të zbresë në vendin e pestë, teksa më 14 nëntor, kur sipas kalendarit do të pushojë, rivalët do të jenë në fushë.

PJESA E PARË - Bushi hedh në fushë një skuadër sulmuese, me treshen Abazaj, Çekiçi e Hebaj nga minuta e parë. Irlanda e Veriut zgjedh të presë kundërshta­rin, teksa më shumë luan me topa të gjatë. Rasti i parë i rrezikshëm regjistroh­et në minutën e 8-të, kur Bare lëviz mirë në afërsi të zonës dhe gjen të lirë Abazajn, i cili godet me kokë, por nuk gjen kuadratin. Loja është e ekuilibrua­r, me miqtë të vendosur mirë në fushë. Në minutën e 21-të është Çekiç që lëshon një predhë nga distanca, por portieri irlandezov­eriorë pret i sigurt. Miqtë bëhen të frikshëm me daljet në kundërsulm dhe i afrohen golit në dy raste me protagonis­të Xhonson dhe Smith. Rasti më i pastër i kuqezinjve është ai i minutës së 30-të, kur Abazaj shërben te Hebaj dhe ky i fundit godet me të djathtën, por pret i sigurt portieri Mishell.

PJESA E DYTË - Agim Zeka është "asi nën mëngë" i Bushit. Mesfushori me tipare sulmuese futet në fushë, teksa në dhomat e zhveshjes mbetet Hebaj. Çekiçi jep sinjalin e parë, ndërsa më pas është momenti i Zekës, që shfaqet i rrezikshëm në tri raste. Më i veçanti është ai i minutës së 73-të, kur pasi driblon dy kundërshta­rë, gjuan fuqishëm me të majtën, por portieri mik bën një grushtim spektakola­r. Goli dukej çështje kohe dhe kështu ndodh, kur pas tentativav­e të Cekës dhe Ndojit për të gjetur portën, është Ramadani që godet bukur me të djathtën dhe shënon. Mirëpo, kur pritej që kuqezinjtë të administro­nin lojën, një krosim nga e djathta në qendër të zonës, kap "mat" mbrojtjen e ekipit të Bushit. Lavery barazon shifrat pas goditjes së saktë me kokë. Minutat e mbetura nuk kanë më histori dhe gjithçka mbyllet 1-1.

 ??  ?? Lojtarët kuqezi, të dëshpëruar dje pas ndeshjes
Lojtarët kuqezi, të dëshpëruar dje pas ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania