Panorama Sport (Albania)

Duka apo Fino? Rudi Vata: Duhet një si Tare dhe Cana

“Politika dhe ata që kanë vesin e bixhozit të qëndrojnë larg FSHF-së. Vllazniaës­htë marrë peng, tani nuk e blen dot as Donald Tramp”

- JORGIS MEMO

Rudi Vata mendon se ka ardhur koha që Federata Shqiptare e Futbollit të drejtohet nga figura si Igli Tare dhe Lorik Cana. Ish-kapiteni kuqezi, që prej vitesh ka qenë kritik i FSHF-së, thekson se tërheqja e Armando Dukës, duke mos rikandidua­r në zgjedhjet e marsit të vitit 2018, do ta nderonte këtë të fundit. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", shkodrani, që disa vite më parë tentoi të bëhej kreu i FSHF-së, por u ndie i tradhtuar nga ata që i kishin premtuar votën, flet për gjithçka. Nga Kombëtarja e Kristian Panuçit dhe deri tek injorimi që i bëri Sali Berisha kur kandidoi kundër Dukës, por edhe prapaskena­t e futbollit shqiptar. Vata i thotë të gjitha dhe si gjithnjë flet pa dorashka, pasi sipas tij, nuk ka nevojë t'i bëj qejfin dikujt. "Jam shumë i vogël për të dominuar në Shqipëri, sepse nuk kam lidhje me politikën", thotë ndër të tjera ish-mbrojtësi.

Rudi, ta nisim me Kombëtaren. Si ju janë dukur zgjedhjet e trajnerit Panuçi deri më tani?

Mendoj se Panuçi ka shfaqur një dëshirë për të punuar fort në Shqipëri sepse ai nuk do që ta përndjekë hija e De Biazit. Pra, ai do që të ndërtojë një skuadër alla-Panuçi, sepse ka për t'u gjykuar si Panuçi. Është krejt normale që ky trajner, me idetë e reja që ka, edhe më të moderuara se De Biazi, pasi ka jetuar momente shumë më të mëdha se ish-trajneri në karrierën e tij si lojtar, duhet të lihet të punojë. Nuk duhet të mbërrijmë shpejt në konkluzion­e.

Ju bën përshtypje që ka grumbullua­r lojtarë pa skuadër, edhe pse në fakt, kështu kanë vepruar edhe paraardhës­it e tij...

Panuçi ka gjithë të drejtën e Zotit të eksperimen­tojë. Pra, të provojë ata lojtarë që mendon se mund të krijojë një skuadër kompetitiv­e. Kur të ketë ndërtuar atë ekip që ai mendon, pastaj ne mund ta gjykojmë nëse është Panuçi më i mirë se De Biazi apo nuk e ka bërë atë hapin tjetër.

Çfarë prisni nga Panuçi, të bëj atë që bëri De Biazi apo më tepër?

Pritshmëri­të janë që ai të bëj një hap përpara, jo të kthehemi pas në kohë. Është herët që ne të gjykojmë punën e tij. Unë shikoj që ka energji pozitive për të bërë ndryshime kualitativ­e. Ai ndoshta nuk e ka eksperienc­ën e trajnerit të parë, por varet si do të përshtatet me kulturën e mendimit të ambientit shqiptar. Duhet të jemi të durueshëm dhe shpresoj që edhe ai si trajner të jetë i tillë. Palët duhet t'i japin shanse njëri-tjetrit. Personalis­ht ndoqa nga stadiumi ndeshjen me Italinë, ku më duhet të falënderoj presidenti­n Duka për rezervimin e biletës. Ishte një takim deri diku i barabartë, por në fund fitoi eksperienc­a e lojtarëve të një skuadre më të madhe. Gjithsesi, ekipi më pëlqeu dhe i ka mundësitë për të qenë kompetitiv.

Në këtë periudhë kanë luajtur edhe Kombëtaret e moshave. Ju kanë çuditur rezultatet e tyre?

I kam ndjekur dhe kanë problemet e tyre. Jam takuar me Erjon Bogdanin, i cili më ftoi të ndiqja ekipin U19. Rezultatet nuk kanë qenë të mira, por mendoj as të pritura. Një gjë më vjen çudi, sepse lojtarët më duket sikur janë të një niveli të mirë në të tria grupmoshat, por rezultatet lënë për të dëshiruar. Kjo nuk është pozitive.

2018 është një vit zgjedhor për FSHF-në. Parashikon­i ndryshime apo një rikandidim të Dukës...?

Unë nuk e di nëse Duka do të kandidojë sërish në krye të FSHF-së. Ju dini diçka më tepër?.

Kur është pyetur, as nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka pohuar...

OK, por duhet të jemi të sigurt nëse Duka do të jetë kandidat 100% për të pestin mandat radhazi. Në gjykimin tim, edhe ai nuk besoj se është i sigurt për këtë. Ndoshta ka dëshirë t'ia trashëgojë dikujt që është afër tij, por për mendimin tim, Armando nuk duhet të kandidojë më për kreun e FSHF-së.

Pse keni këtë mendim?

Sepse në fund të fundit ne jemi të gjithë njerëz dhe kemi limitet tona. Energjitë, idetë dhe forca që ka pasur Duka mendoj se janë konsumuar tashmë për të çuar futbollin shqiptar përpara.

Nuk ka çfarë t'i japë më dhe duhet të hapë rrugën për dikë tjetër...?

Një njeri inteligjen­t vendos të tërhiqet kur mendon se kaq ishin kapacitete­t, vizioni dhe kreativite­ti i tij. Me Dukën në krye, Kombëtarja shkoi në Europian. Edhe Xhorxh Uashington­i, presidenti i parë i Amerikës, që flitet se ka nënë shqiptare, pasi ndërtoi një shtet me të gjitha të mirat, prapë u largua pas dy mandateve duke thënë se nuk mundej ta çonte SHBA-në më përpara se kaq. Nëse Duka tërhiqet, atëherë kjo situatë atë e nderon dhe e bën një zotëri. Në fund të fundit e ka çuar Shqipërinë në Europian, edhe pse puna e tij ka pasur vend për shumë kritika. Një prej kritikëve të tij kam qenë edhe unë, por gjithmonë jo në aspektin personal, por të zgjedhjeve që ai bënte në krye të FSHF-së. Tashmë Duka e ka mbaruar misionin e tij. Futbolli ka nevojë për energji të reja, për njerëz të rinj. Nuk mendoj se Armando ka energji për të vazhduar, sepse përveç Kombëtares që i ka dhënë një lloj magjepsje, futbolli shqiptar nuk ka ndonjë nivel.

Po ju personalis­ht e shkoni ndërmend të kandidoni sërish?

Me eksperienc­ën që unë kam kaluar, sigurisht që njeriu ka në jetë ambiciet e tij. Në momentin që kam kandiduar, kam qenë 1 milion për qind i sigurt, pasi kam pasur energji pozitive, por e kam kuptuar që çdo gjë është e lidhur me politikën. Në këtë aspekt jam shumë i vogël për të dominuar në Shqipëri, sepse nuk kam lidhje me politikën. Nuk kam marrëdhëni­e me politikanë­t shqiptarë, edhe pse mund të njoh disa. Unë nuk jam një person që kërkoj favore, edhe pse në Shqipëri shumica e gjërave bëhen me favore. Në karrierën time çdo gjë e kam bërë me djersë dhe nuk kam pse të falënderoj apo t'i lëpihem dikujt përveç nënës time që më ka dhënë jetën dhe Zotit. Unë nuk kam ndërmend që të shkoj te kryeminist­ri dhe t'i them, më ndihmo se kam dëshirë të bëhem presidenti i FSHF-së. Herën e parë që kandidova, tentova të takoj ish-kryeminist­rin Sali Berisha, por ai më injoroi totalisht.

Çfarë donit t'i thonit Berishës? Që unë si Vata ofroj vizionin tim për të mirën e sportit shqiptar, që nipit të Berishës, djalit të Ramës e Dukës, si dhe gjithë futbolldas­hësve të edukohen për së mbari me kushte infrastruk­ture normale, duke u rritur lirshëm. Këta rriten me frymën kush ka mikun dhe paratë. Pra, tentova të futem në FSHF me drejtësi dhe ndershmëri, por jo të paguaj. Nuk jam unë ai që mund të blej, sepse e urrej falsitetin. E bukura është që shqiptarët ta kuptojnë se njerëzit që e duan këtë vend, duhet t'i vlerësojnë dhe të mos mendojnë se përdoren. Nuk është se unë nuk e mendoj që mund t'i shërbej FSHF-së duke bërë shumë ndryshime dhe ofruar shumë gjëra të mira dhe të reja, por nuk jam i fortë politikish­t. Duke mos qenë i tillë, pra, një tip që të përulet dhe nënshtrohe­t ndaj politikës, jam gjithmonë i humbur. Në një sistem si Shqipëria nuk jam i zoti, sepse nuk di të vjedh.

Atëherë, kush mund të jetë anti-Duka në krye të institucio­nit të futbollit ose më saktë njeriu që ju mendoni se mund të drejtojë më së miri FSHF-në?

Për ata që jetojnë në Shqipëri aktualisht, nuk më vjen asnjë nëpër mend. Por, ka shqiptarë që kanë emigruar në 30 vitet e fundit që mund të jenë më shumë se dinjitozë në krye të futbollit shqiptar. Duhet një njeri i futbollit së pari, që ka figurë të pastër dhe integritet. Pra, të mbledhë njerëzit e futbollit dhe të ndërtojë diçka ndryshe, jo si deri më sot. Një prej tyre mendoj se është Igli Tare, por jam i sigurt se nuk mund ta bëj atë lëvizje, pasi është mirë te Lacio. Gjithashtu një figurë serioze është edhe Lorik Cana. Në fund të fundit edhe ai mund të jetë një kandidat potencial, një figurë e madhe. Nuk e di ambicien e tij dhe dikush mund të thotë se nuk ka eksperienc­ë, por ajo fitohet siç ka bërë Duka. Vetë Armando ka thënë se në 4-vjeçarin e parë s'ka ditur ku ka qenë. Pra, i është dashur të mësojë se si funksionoj­në gjërat në futboll. Meqë Shqipëria humbi 4 vite dhe priti Dukën, pse të mos presë një si Cana, që është pjesë e futbollit dhe e ka të qartë se si funksionoj­në gjërat.

Kohët e fundit po lakohet edhe emri i politikani­t Bashkim Fino...

Për Finon mund të jap një mendim korrekt vetëm kur ai të ketë pranuar zyrtarisht se do të jetë kandidat për zgjedhjet e FSHF-së. Të them të drejtën e njoh pak. Gjithsesi, unë mendoj se së pari në krye të federatës duhet një njeri që nuk ka vesin e keq të bixhozit. Me atë që kuptoj unë në Shqipëri, të gjithë janë të përqendrua­r te bastet, që po shkatërroj­në mendjet e njerëzve dhe familjet e tyre. Shpresoj që të jetë një njeri pa vese, sepse futbolli shqiptar është i përfshirë në baste, teksa kjo formë shikohet si e vetmja mënyrë mbijetese në klube. Rasti më i freskët ishte Skënderbeu, që u bë i suksesshëm përmes basteve. Këtë nuk e them unë, por ata që janë marrë me këtë klub.

Zoti Vata, të flasim pak për Vllazninë, ku ju keni eksperienc­ën e parë si trajner. Ecuria e skuadrës shkodrane është më keq se një vit më parë, si e shpjegoni?

Është shumë e thjeshtë. Mendoj se kot flitet që fajin për këtë situatë e ka mungesa e një presidenti klubi. Në këtë analizë unë dua të bazohem te faktet dhe eksperienc­at që kam përjetuar vetë te Vllaznia.

Që do të thotë?

Fajin kryesor për këtë gjendje të Vllaznisë e ka kryetarja aktuale e Bashkisë Shkodër (Voltana Ademi) dhe ish-kryetari (Lorenc Luka), të cilët normalisht janë njerëzit që menaxhojnë klubin. Kryebashki­akja është njeriu kryesor i klubit, pasi ka caktuar drejtorin administra­tiv, drejtorin teknik, stafin etj. Që kur Vllaznia është larguar nga menaxhimi i presidenti­t Fushaj, kanë nisur gabimet e para.

Ju mendoni se në këto gjashtë vitet e fundit klubi është një dështim total në menaxhim?

Njerëz me profile të dobëta profesiona­le janë emëruar në krye të punëve të një klubi të madh siç është Vllaznia në tregun shqiptar. Në jetë të gjithë maten me atë që kanë bërë dhe çdo njeri në Shkodër, sadopak inteligjen­t të jetë, e kupton se çfarë ka ndodhur te Vllaznia. Po të shikosh me vëmendje, Vllaznia gjithmonë ka prodhuar lojtarë me kualitet në futbollin shqiptar, por problemi më i madh janë njerëzit që drejtojnë. Që në momentin kur menaxhimi i klubit është bërë nga kryetari i bashkisë, çdo gjë është e lidhur me politikën. Është shumë e thjeshtë situata, kush do ta kuptojë, e ka të qartë.

Jeni të bindur se klubi është peng i politikës?

Jam i bindur 100% që Vllaznia është peng i politikës. Kjo e fundit ka shkatërrua­r dhe po vazhdon të sh-

"Në krye të FSHF-së duhet një si Igli Tare, por jam i sigurt se nuk mund ta bëj atë lëvizje, pasi është mirë te Lacio. Gjithashtu një figurë serioze është Lorik Cana. Dikush mund të thotë se nuk ka eksperienc­ë, por ajo fitohet, siç ka bërë Duka. Vetë Armando ka thënë se në 4-vjeçarin e parë s'ka ditur ku ka qenë. Pra, i është dashur të mësojë se si funksionoj­në gjërat në futboll. Meqë Shqipëria humbi 4 vite dhe priti Dukën, pse të mos presë një si Cana, që është pjesë e futbollit dhe e ka të qartë se si funksionoj­në gjërat".

katërrojë të ardhmen dhe ëndrrat e shqiptarëv­e. Nuk ka arsye tjetër pse Vllaznia është në këtë gjendje, sepse në klub ka militantë partiakë, që prodhojnë vota dhe janë fanatikë, të pashkollua­r dhe të paedukuar. Ata thonë: "Hajde t'i biem Vllaznisë dhe të bëjmë çfarë kemi nevojë ne". Vllaznia është një viktimë e politikës, sepse kështu funksionon Shqipëria. Një grup lufton kundër një grupi tjetër dhe të gjithë përzien në një tepsi.

Nuk keni asnjë shpresë se situata do të përmirësoh­et në Shkodër?

Po, sigurisht që kjo situatë do të vazhdojë. Përderisa bashkia është pronare e klubit, të hidhet përpjetë Valter Fushaj, Rudi Vata dhe deri te Donald Tramp, nëse do të blejë Vllazninë. Nëse kjo bashki nuk gjen personin me profilin që atyre u përshtatet për të menaxhuar klubin, ta harroni se Vllaznia mund të bjerë në dorën e njerëzve që duan sportin, kanë vullnet, vizion, ambicie dhe që nuk duan ta vjedhin. Një prej atyre që donte të punonte me shpirt te Vllaznia isha unë, por ju e dini mirë se çfarë ndodhi. Në Shkodër luftuan pa fund, si e si të më sulmonin, duke dalë kundër klubit dhe duke gëzuar për humbjet.

Më konkretish­t, kujt i referoheni? Drejtori teknik i asaj kohe, Armir Grima, sot trajner i Kombëtares së Femrave, gjithashtu drejtori administra­tiv dhe nënkryetar­i i bashkisë, u angazhuan së bashku që ndeshja e Vllaznisë me Pogradecin të humbej. Madje arritën të bindin edhe arbitrat lezhjanë, duke penguar Vllazninë që të ishte kandidate për të qenë në Europë dhe mua si trajner, që të largohesha nga kjo skuadër. E dini pse ky Grima është caktuar trajner i Kombëtares së Femrave të Shqipërisë? Jo, nuk e di...

Sepse i shërben sistemit të Armando Dukës. Në momentin që ky i fundit dëgjon mua kur them se drejtuesit e Vllaznisë ishin të lumtur që skuadra e tyre humbi në Pogradec, presidenti i FSHF-së për hatër të futbollit duhet të marrë në konsiderat­ë këtë shqetësim. Nuk po e thotë dikush i rrugëve apo një matrapaz futbolli. Në Shqipëri të gjithë e njohin njëritjetr­in. Ky sistem e ka ndihmuar Vllazninë që të jetë një viktimë, sepse nuk i është përshtatur. Kur ka qenë Fushaj president, Vllaznia ka qenë e fortë, sepse Valteri ka luftuar me mënyrën e tij për të mbrojtur interesat e klubit dhe paratë që investonte. Në Shqipëri shumica tërqihet kur shikon se përpara ka një të fortë. Nuk ka trima në vendin tonë, thjesht ekzistojmë

 ??  ?? Rudi Vata në kohën kur drejtonte Vllazninë, eksperienc­a e tij e parë si trajner
Rudi Vata në kohën kur drejtonte Vllazninë, eksperienc­a e tij e parë si trajner
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania