Panorama Sport (Albania)

Gjermania vendosi rekord të ri, Lëv tallet me Italinë

Televizion­i ZDF "kualifikon" gabimisht Italinë në Rusi, Lëv: Çfarë duan këta këtu? Moderatorj­a nuk ia kursen batutën: Kaq shumë të shqetësojn­ë të kaltrit në Botëror?

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pas barazimit 0- 0 kundër Anglisë në "Wembley", trajneri Joakim Lëv u shfaq i kënaqur me paraqitjen e kampionëve të tij të botës. Jogi ishte i relaksuar dhe kur i nxorën në grafikën e televizion­it "ZDF" rivalet e tij të mundshme në grupet e Botërorit në shortin e 1 dhjetorit, ai vuri re një detaj që ndoshta shumëkujt mund t'i kishte shpëtuar. Në vazon 2 gjendej Italia, "macja e zezë" e "pancerave", e cila vetëm pak minuta më përpara kishte pësuar shokun e parë në "Friends Arena" të Stokholmit. Suedia kishte fituar "play-off"-in e vajtjes me rezultatin 1-0, duke bërë një hap shumë të rëndësishë­m drejt Rusisë verën e ardhshme, por gjermanët kishin

llogaritur "axurrët" që do shkonin në Botëror, detaj, i cili nuk i shpëtoi teknikut gjerman. "Një pyetje kam: Përse ndodhet Italia aty?" pyeti Joakim Lëv. Moderatorj­a e "ZDF-Studio", Katrin MylerHohen­shtain, e kuptoi gabimin dhe tentoi ta kalonte atë me një batutë për trajnerin,

duke i thënë se kaq shumë e shqetësont­e Italia që ndodhej atje. Por Lëv iu përgjigj me elegancë: "Nëse ata kanë humbur 1-0 sonte, atëherë mendoj se i ndarë me një vizë, duhet të qëndrojë edhe emri i Suedisë përkrah tyre". Në "Wembley" Gjermania nuk shënoi për herë të parë në një ndeshje që prej 15 nëntorit 2016, kur përballë kishte pikërisht Italinë. Jogi u shfaq i kënaqur në tërësi për atë që pa kundër "Tre Luanëve", por pranoi se automatizm­i i skuadrës nuk funksionoi. Megjithatë, zhvendosje­n e skuadrës nga mbrojtja në sulm ai shpreson që ta shikojë më të shpejtë në ndeshjen e së martës në Këln. "Franca është një kundërshta­r i nivelit botëror me lojtarë klasi. Ata janë një skuadër edhe më ofensive sesa Anglia". Në lidhje me formacioni­n që do të përballet kundër skuadrës së Didie Deshampit, ai konfirmoi se në mesfushë do të ketë një vend për Mario Gëcen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania