Panorama Sport (Albania)

Reali i Madridit, 200 mln euro për Nejmarin

"Galaktikët" mendojnë seriozisht për braziliani­n, ja plani për merkaton e verës Asnjë blerje në janar, bu ! heti do të ruhet për "oditje të mëdha në të ardhmen

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Reali i Madridit ësh të duke përgatitur merkaton për verën e vitit 2018. Madrilenët nuk mendojnë fare për të bërë afrime apo ndryshime në janar, pavarësish­t se porta mbetet një mister dhe në pikëpyetje për të ardhmen. ‚ mri kryesor që po qarkullon te drejtuesit madrilenë është braziliani Nejmar. Problemet e shumta që ky i fundit ka pasur me PSG- në dhe trajnerin ‚meri ƒpavarësish­t se i mohoi të gjitha në konferencë­n për shtyp „ , mund ta detyrojnë që ta përfundojë aventurën me PSG-në shumë shpejt. Reali ka gati 200 milionë euro për të shpenzuar dhe Nejmar është alternativ­a kryesore që i bind të gjithë. Madrilenët nuk bënë afrime të mëdha në merkaton e verës vetëm sepse donin një emër të madh, i cili mund ta ndihmonte realisht skuadrën për të mbajtur të njëjtën ecuri. Duket se në verën e ardhshme është mundësia për të afruar shokun e Mesit, i cili do të gjente vendin ideal për t'i hapur "luftë" dhe për ta sfiduar ashtu siç duhet argjentina­sin. Mirëpo, transferim­i i Nejmarit nuk kushton 200 milionë euro, sepse PSG- ja shpenzoi më shumë sesa 500 milionë në total, përfshirë pagën e tij, komisionet, bonuset për menaxherin etj. Në këtë pikë, Reali ndihet disi i trembur për të bërë një investim kaq marramendë­s, edhe pse e di shumë mirë që këto para të shpenzuara do të rikthehen sërish nga marketingu dhe impakti që ka "~ Ney" në Amerikën e Jugut. ‚ sigurt është që Reali është duke ruajtur buxhetin për të bërë një goditje të madhe në

merkato, e cila është shumë e rëndësishm­e duke parë që grupi aktual ka nevojë për kampionë të rinj dhe lojtarë që të sjellin ide, freski e dëshirë për të fituar. Nejmari është njëri prej tyre, ndoshta ideali për të rimëkëmbur Realin "e plagosur".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania