Panorama Sport (Albania)

Vllaznia pa stadium, Lushnja i bën ofertë

"Loro Boriçi" nuk është gati, shkodranët duan shtyrjen Klubi lagunar: Të veprohet si me korçarët

- ADMIR URUÇI ALBAN ALUSHI

Ndeshja Vllaznia-Lushnja, e parashikua­r për t'u luajtur të mërkurën, në orën 14: 00, nuk do të zhvillohet në "Loro Boriçi". Drejtuesit e klubit shkodran kishin shpresuar që tapeti i stadiumit pas mbjelljes së barit të ri, do të ishte gati për këtë ndeshje, por nuk ka ndodhur kështu...

Ndeshja VllazniaLu­shnja, e parashikua­r për t'u luajtur të mërkurën, në orën 14:00, nuk do të zhvillohet në "Loro Boriçi". Drejtuesit e klubit shkodran kishin shpresuar që tapeti i stadiumit pas mbjelljes së barit të ri, do të ishte gati për këtë ndeshje, por nuk ka ndodhur kështu. Stadiumi nuk është ende gati për ndeshje. Nga sa mësohet, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar klubin shkodran për këtë çështje dhe tashmë mbetet të presim se ku do të luhet ky takim. Nëse me Skënderbeu­n u gjet një zgjidhje duke e spostuar ndeshjen për në Korçë, nuk dihet ende si do të veprohet në këtë rast. Luajtja në Krujë apo Kukës është një alternativ­ë, por drejtuesit e klubit shkodran nuk duket se janë në të këtij mendimi. Ata nuk përjashtoj­në mundësinë që të kërkojnë shtyrjen e këtij takimin për një javë më vonë. Kjo sërish nuk do të ishte e mirë për kuqeblutë, pasi në javën e dytë të fazës së dytë do të udhëtojnë në një transfertë të vështirë, siç është ajo me Teutën në Durrës. Në fazën e parë të kampionati­t, Vllaznia ka luajtur 6 ndeshje jashtë Shkodrës dhe vetëm 3 në qytetin e saj. U mendua se ky do të ishte një favor për skuadrën në fazën e dytë, sepse kalendari do të përmbysej, por në fakt nuk po ndodh kështu. Si të mos i mjaftojnë problemet që ka, Vllazninë po e penalizon edhe stadiumi i rikonstruk­tuar. Tapeti i stadiumit "Loro Boriçi" pati sërish nevojë për ndërhyrje dhe në mënyrë të pakuptimtë e pësojnë kuqeblutë, të cilët në vend që të mendojnë për daljen nga situata aspak e mirë ku ndodhen, i duhet të mendojnë edhe për gjetjen e stadiumeve ku do të luajnë ndeshjet. Federata nuk e ka licencuar fushën sportive

"Reshit Rusi" për këtë sezon. REAGON LUSHNJA Sekretari i klubit të Lushnjës, Irakli Zaka, për gazetën "Panorama Sport" thotë se selia e verdhejesh­ilëve nuk ka informacio­n se çfarë do të bëjë Vllaznia me fushën. "Është klubi i Vllaznisë ai që do të bëjë kërkesën në FSHF, për fushën ku do të luhet takimi. Deri tani ne nuk kemi informacio­n dhe as kontakt që Vllaznia mund të përsërisë atë që bëri me Skënderbeu­n. Nëse do të marrim një kontakt të tillë, atëherë do të japim përgjigjen tonë", është shprehur sekretari Zaka. Ndërsa drejtori teknik Altin Hysko për gazetën "Panorama Sport", thotë se për Lushnjën do të ishte më mirë që ndeshja me Vllazninë të luhej në stadiumin "Roza Haxhiu". "Pjesa teknike e administra­tës së klubit dhe ekipi janë plotësisht dakord që ndeshja të luhet në Lushnjë. Nëse zyrtarët vendosin që ndeshja të bëhet në stadiumin tonë, atëherë ne jemi plotësisht dakord. Për situatën që jemi ne do të ishte shumë më mirë që ndeshja të bëhej në fushën tonë. Ekipi ka nevojë për pikë, do të luante përpara publikut të tij. Por nuk besoj se Vllaznia do të bëjë me Lushnjën atë që bëri me Skënderbeu­n", u shpreh drejtori teknik i lushnjarëv­e, Altin Hysko. Në prag të ndeshjes me Vllazninë, tekniku i verdhëjesh­ilëve, Hysen Dedja, për gazetën "Panorama Sport" deklaron: "Është një ndeshje shumë e fortë. Më vjen keq për të dyja skuadrat. Në radhë të parë për Lushnjën, për ekipin që drejtoj, si dhe për Vllazninë që ndodhen në këto pozicione. Vllaznia është mësuar, në shumë vite më parë, të jetë në pozicione që synojnë trofeun. Por ky është futbolli i sotëm. Duke u fokusuar në kampin tonë, dua të them që skuadra është shumë e impenjuar", përfundoi Dedja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania