Panorama Sport (Albania)

Elbasani në krye, Orikumi rebelohet me gjyqtarët

Verdheblut­ë fitojnë supersfidë­n dhe ngjiten në vendin e parë, shënon edhe Kotorri Miqtë kontestojn­ë penalltinë, administra­tori Çapo: Gjyqtarët kishin ardhur me mision

- VLADIMIR MEMA

Elbasani ngjitet në krye të Grupit B pasi likuidoi ditën e djeshme Orikumin në shifrat 2- 0. Një penallti e shndërruar në gol nga Kotorri në fundin e pjesës së parë dhe rrjeta e Toçkës në të dytën, u dhanë mundësinë elbasanasv­e ta udhëheqin këtë grup. Përpos lojës së fortë dhe luftuar nga të dyja kampet në fushë, nuk munguan kontestime­t e miqve në rastin e penalltisë. Në këtë përballje ra në sy rikthimi i Renato Hyshmerit, i cili pasi mori uljen në 7 javë nga Komsioni i Apelit, klubi ka bërë pagesën për tri ndeshjet e tjera të mbetura duke e pasur të gatshëm për këtë sfidë.

NDESHJA

Përballja do të niste e qetë në minutat e para me Elbasanin që mundohet të marrë në kontroll lojën me qarkullimi­n e topit. Mirëpo, miqtë mbrohen mirë dhe në një terren jo në kushtet më të mira, skuadrat kanë vështirësi në ndërtimin e aksioneve të pastra. Veçohen goditjet standarde dhe krosimet, por gjithsesi bëhet shumë pak për të vënë në vështirësi portat respektive. Momenti më i diskutuesh­ëm i ndeshjes do të vinte në fundin e pjesës së parë, me Toçkën që pengohet në zonë dhe për kryesorin ka penallti. Protesta të shumta të miqve, por Kotorri paraqitet të godasë nga pika e bardhë dhe nuk gabon duke i dërguar vendësit në pushim, në avantazh të një goli. Fraksionin e dytë Elbasani mundohet të qarkullojë topin dhe

të mos u lërë hapësira miqve. Gjithsesi, për të vulosur fitoren mendon Toçka, i cili pasi merr një top në zonë, koordinohe­t dhe e dërgon sferën në rrjetë dhe 2-0.

REAGIMI Administra­tori i Orikumit, Gëzim Çapo, ka akuzuar gjyqtarin e ndeshjes, Edvaldo Dyrmishi, për favorizim të Elbasanit. "Ai kishte ardhur qëllimisht për të qenë i njëanshëm. Akoma e kam të freskët ndeshjen me Tërbunin për "play-off"-in, ku ky zotëri së bashku me asistentin e tij e bënë lojën bilbil. Kështu nuk vazhdohet më. Arbitrat duhet të jenë 50% me 50% dhe jo të përdorin faktorin fushë. FSHF-ja duhet të vendosë arbitra me më shumë personalit­et. Ne diskutuam të tërhiqnim ekipin te penalltia pasi kemi edhe pamje filmike, të cilat duken qartë. Arbitri kryesor në çdo rast shikonte asistentin Xhulio Mani, i cili ' hodhi valle' së bashku me kryesorin. FSHF- ja duhet të reagojë dhe të mos luajë me djersën tonë", u shpreh i revoltuar Çapo.

 ??  ??
 ??  ?? Lojtarët e Elbasanit duke festuar golin e dytë
Lojtarët e Elbasanit duke festuar golin e dytë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania