Panorama Sport (Albania)

Hysaj: Ndaj Turqisë, si një ndeshje kontrolli

"Kemi grup fantastik, të rinjtë janë vlerë e shtuar"

-

I pakursyer në fushën e lojës me energjitë që ka, por i pakursyer edhe në fjalët dhe komentet pozitive që ka bërë për të rinjtë e afruar në skuadrën përfaqësue­se. Elseid Hysaj, në fjalën e tij nga grumbullim­i i Kombëtares në Antalia, ka bërë me dije se skuadra është rritur edhe me afrimin elementeve cilësorë si dhe grumbullim­i i ka shërbyer atyre dhe trajnerit që të mund të përgatiten dhe të mund të testojnë veten përballë një kundërshta­ri të fortë si Turqia. Mbrojtësi i Napolit ka komentuar situatën që po kalon në Serinë A dhe synimit e napolitane­ve për titullin.

Për miqësoren ndaj Turqisë

"Besoj që do jetë një ndeshje e bukur, e dimë që do të luajmë ndaj një kundërshta­ri shumë të vështirë, megjithatë kemi pasur kohën e nevojshme për ta përgatitur në mënyrën më të mirë këtë sfidë. Gjatë kësaj periudhe ne futbollist­ët jemi njohur më mirë me njëri-tjetrin por edhe me trajnerin. Do të jetë një ndeshje kontrolli për të kuptuar se ku kemi arritur dhe në çfarë forme jemi. Është një

ndeshje shumë e rëndësishm­e, sepse siç e dimë, Turqia është një skuadër shumë e fortë, ka lojtarë të nivelit të lartë që luajnë në klube shumë të mira. Ky do të jetë një test impenjativ për ne, që do të bëjë të kuptojmë se cili është potenciali ynë i vërtetë dhe do të na vërë në provë. Nëse fitojmë, do të merrnim shumë vetëbesim për të ardhmen". Për kualifikue­set e përfunduar­a në vendin e tretë…

Ishim në një grup me Spanjën dhe Italinë dhe nuk duhet të anashkaloj­më kurrë këtë fakt, ndaj edhe do të ishte shumë e vështirë që ta kalonim grupin. Për ne, eliminator­et e Botërorit ishin shumë të vështira. Vendi i tretë ishte pozitiv për ne, megjithatë duhet të shohim se ku kemi gabuar për të sistemuar ato gabime si dhe të ruajmë gjërat e mira që kemi bërë, në mënyrë

që të përgatitem­i sa më mirë për eliminator­et e Europianit të ardhshëm.

Për grupin e lojtarëve dhe afrimin e të rinjve…

Kemi kaluar disa ditë bashkë dhe grupi është fantastik. Secili i jep një dorë njëri-tjetrit si dhe të rinjve. Edhe ata janë përshtatur menjëherë dhe mendoj që do të na japin një dorë për të arritur rezultate sa më pozitive sepse kanë kualitet dhe kanë dëshirë që të luajnë me fanellën e Kombëtares, si dhe të japin maksimumin. Besoj që me ndihmën e të gjithëve do të arrijmë në nivele më të larta. Për pozicionin si mbrojtës i majtë te Napoli…

Në klubin tim kam luajtur si mbrojtës i majtë edhe përpara tri vitesh, por të rikthehesh në atë rol pas një periudhe kaq të gjatë është pak e vështirë si fillim. Megjithatë, unë jam i gatshëm aty ku ma

kërkon trajneri dhe ku ka nevojë skuadra. Besoj që do të jem përkohësis­ht aty sepse kemi edhe mbrojtësin e majtë, Mario Rui, i cili do ta marrë veten me kalimin e kohës dhe do të jetë gati që të pozicionoh­et në të majtë e unë të kthehem në të djathtë. Për titullin kampion me Napolin…

Fitimi i kampionati­t do të ishte diçka shumë e madhe për Napolin, pasi ka 30 vjet që e presim këtë mundësi. Këtë vit do të jetë mundësia më e mirë për të treguar veten tonë dhe besoj që jemi gati, siç e kemi treguar në gjithë ndeshjet e zhvilluara. Vetëm se na është dëmtuar një lojtar i rëndësishë­m si Ghulam, por duhet të rrimë të qetë dhe të mendojmë që kemi lojtarë të tjerë, të cilët do të na japin një dorë të madhe dhe të vazhdojmë kështu. Besoj se do t'ia dalim.

 ??  ?? Elseid Hysaj në stërvitje me Kombëtaren
Elseid Hysaj në stërvitje me Kombëtaren

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania