Panorama Sport (Albania)

Rrumpallë me Kombëtaren në Turqi

E pabesueshm­e, trajneri Panuçi ftoi tre të dëmtuar. Mungesë totale organizimi Latifi, lojtari i radhës që lë grumbullim­in. Situatë qesharake pas injorimit të mediave

- JORGIS MEMO

Epabesuesh­me, por e vërtetë. Kristian Panuçi grumbulloi tre lojtarë që rezultonin të dëmtuar disa ditë përpara se Kombëtarja Shqiptare të grumbulloh­ej në prag të miqësores me Turqinë, që do të luhet nesër në Antalia. "Panorama Sport" zbulon nga burime të sigurta në skuadër se dihej prej ditësh që portieri Thoma Strakosha, si dhe mesfushorë­t Migjen Basha e Liridon Latifi ishin të dëmtuar dhe do ta kishin të pamundur të luanin në miqësoren me Turqinë. Mirëpo, çuditërish­t ata janë ftuar nga trajneri për të qenë pjesë e skuadrës, edhe pse ishte e gjithë koha e nevojshme për t'i zëvendësua­r duke u dhënë shansin tre lojtarëve të tjerë, nga të cilët mund të fitonim diçka. Një situatë që tregon se organizimi në Kombëtare është kthyer disa vite mbrapa, me gafa trashanike, që tanimë nuk bëhen as në klube të kampionate­ve të nivelit të ulët. I pari që la grumbullim­in ishte Basha, për të cilën mjekët e Barit kishin njoftuar prej ditësh FSHF-në se e kishte të pamundur të riaftësohe­j. Nga ana tjetër, gazeta konfirmoi dje se e njëjta situatë ishte edhe me Strakoshën e Latifin. Këta të fundit lanë rezidencën e Kombëtares pikërisht të shtunën për të vazhduar riaftësimi­n në klubet e tyre. "Kanë ardhur të dëmtuar, ishte diçka që dihej. Ajo që nuk dihet është pse trajneri nuk preferoi t'i zëvendëson­te, pasi edhe koha premtonte", tregon për gazetën një zyrtar i lartë i FSHF-së, i cili është gjithnjë pranë Kombëtares. SHQIPËRI VIRTUALE

Prej disa ditësh skuadra është grumbullua­r në Antalia pa ndonjë arsye të fortë që mund bënte të pamundur qëndrimin në Shqipëri deri 48 orë para ndeshjes me Turqinë. Në një kohë që ishte më e nevojshme se kurrë, duke filluar nga trajneri dhe lojtarët e afruar rishtas në ekip, që Kombëtarja të ndiente mbështetje­n e tifozëve, ndodh më e pakuptimta dhe skuadra ngujohet në një prej hoteleve të qytetit turistik të Turqisë. Në këto kushte, duam apo nuk duam, kthehemi në një Kombëtare virtuale, duke iu hequr mundësinë tifozëve për të parë nga afër idhujt e tyre, për më tepër që nuk jemi përpara një ndeshjeje eliminator­e, por thjesht miqësore. Një gafë e radhës e FSHF-së, që në vend të afrojë Kombëtaren me tifozët, e largon atë mijëra kilometra. SHPIKJA ME KONFERENCA­T

Të ndikuar nga mungesa e

vëmendjes së mediave, nisur nga zgjedhja absurde e grumbullim­it në Turqi, zyrtarët e FSHF-së gjatë dy ditëve të fundit kanë menduar të shpikin konferenca për shtyp duke lënë të kuptohet se po i vijnë në ndihmë gazetarëve shqiptarë. Një falsitet me videot nga Antalia,

ku pyetjet për lojtarët i bën zëdhënësi për shtyp, Gert Çarçani, dhe natyrisht ata janë të detyruar të përgjigjen. Zero interesim në prag të një ndeshjeje që mund të merrte vëmendjen e madhe të shqiptarëv­e në rast se FSHF-ja nuk do ta degdiste Kombëtaren.

 ?? Foto: Fatlum Kurtaj ?? Liridon Latifi në Kombëtare
Foto: Fatlum Kurtaj Liridon Latifi në Kombëtare
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania