Panorama Sport (Albania)

Stërvitje taktike, ideohet skuadra anti-Turqi

-

Në tri ditët e para trajneri Panuçi e bazoi punën e tij te përgatitja fizike duke bërë një lloj testimi për futbollist­ët dhe gjendjen e tyre fizike në këtë mesedicion­i. Nga dje, tekniku ka reduktuar seancat, si dhe është përqendrua­r te përgatitja taktike e kuqezinjve. Në seancën e pasdites tekniku ka zhvilluar një minindeshj­e ku ka testuar edhe rreshtimet taktike që do të përdorë në miqësoren kundër Turqisë. Nga sa është provuar dje, pritet që Në portë të jetë Berisha dhe përpara tij katërshja Hysaj-Ajeti-Mavraj dhe Lenjani. Nuk është kristalizu­ar ende me garanci maksimale formacioni, ndërsa ka dy dilema për mënyrën se si do të rreshtohet ekipi në fushën e lojës. Për momentin duket se ka dy dilema. Një është për qendërmbro­jtësin që do të shoqërojë Mavrajn në fushë, teksa Ajeti është më i avantazhua­r sesa Veseli. Por, nëse në mbrojtje nuk përbën shumë diferencë ky balotazh, në mesin e fushës përzgjedhj­a e njërit apo tjetrit vendos edhe skemën. Në përzgjedhj­en e modelit 4- 4- 1- 1 ose përkthyer edhe 4- 2- 3- 1 në futbollin modern, Xhaka e Memushaj shihen më të avantazhua­r sesa Qaka e Ajdareviç. FORMACIONI I MUNDSHËM

Lilaj e Xhaka pritet që të vendosen përpara mbrojtjes dhe përpara tyre të jetë treshja më e avancuar Roshi, Memushaj e Grezda. Të tre kuqezinjtë do të vihen në mbështetje të Armando Sadikut në krye të repartit të avancuar. Me postimin e Memushajt ky modul shndërrohe­t lehtësisht në 4- 4- 1- 1 ose në 4- 2- 3- 1. Gjithashtu, i mundshëm është edhe moduli 4-3-3, i cili ofron forca të shumta në mesin e fushës dhe një formacion të deklaruar sulmues. Këtë rreshtim trajneri mund ta hedhë në fushë me po të njëjtët futbollist­ë dhe mjafton spostimi më pas i Memushajt në të majtë të tredhëmbës­hit të mesfushës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania