Panorama Sport (Albania)

“Vllaznia e marrë peng, nuk e blen dot as Trampi”

“Klubi shkodran në dorë të militantëv­e, rrezikon rënien. Grima u ngrit në detyrë se i shërbeu sistemit të Dukës”

-

Ka drejtuar për një kohë të shkurtër Vllazninë dhe që pas largimit nuk ka reshtur të nxjerrë në pah problemati­kën në klubin shkodran. Në bisedën ekskluzive për "Panorama Sport", Rudi Vata nuk ngurron të deklarojë se Vllaznia është e marrë peng nga politika dhe se nuk e blen dot as presidenti i Amerikës, Donald Tramp. Sipas tij, fajin kryesor për këtë gjendje të Vllaznisë e ka kryetarja aktuale e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, si dhe ishkryetar­i Lorenc Luka. "Jam i bindur 100% që Vllaznia është peng i politikës. Nuk ka arsye tjetër pse Vllaznia është në këtë gjendje, sepse në klub ka militantë

me blofe, shantazhe dhe prapaskena. Kurrë nuk do ta harroj një thënie të mikut tim, që më bëri një propozim për të investuar në klubet shqiptare dhe unë ia bëra të qartë se është e pamundur. Ia thashë me logjikën time nuk është e mundur, sepse këtu ekziston situata e tillë, që a mundesh apo jo.

Nga ana teknike, çfarë përshtypje­je ju ka bërë Vllaznia këtë kampionat?

Duket si një skuadër e kompletuar, por ka mangësi në mbrojtje, sepse s'ka një lojtar me eksperienc­ë aty. Morën Orelesin, por ai nuk është qendërmbro­jtës. Ka qenë i spikatur në mesfushë, ndërsa me rolin që bën te Vllaznia nuk ka shanse ta ndihmojë këtë skuadër si duhet. Ky është një gabim në zgjedhje, pasi Pjeshka, që është një lojtar i ri, ka nevojë të rritet në qendër të mbrojtjes me një lojtar tipik. Te Vllaznia edhe portieri nuk është një pikë e fortë, e besueshme. Ndërsa mesfusha është e mbipopullu­ar me lojtarë cilësorë, por një është gjithnjë i tepërt. Por ky lojtar që do të mbetet në stol, mund të krijojë probleme në skuadër. Nuk mendoj se Vucaj është i kënaqur nëse qëndron në stol, kështu që ka për t'u krijuar një atmosferë jo e mirë.

Fazën e parë e mbylli në vend të parafundit, ndërsa sezonin e kaluar i shpëtoi rënies në ndeshjen që mbylli kampionati­n. A rrezikon Vllaznia të ketë fatin e Tiranës?

Po, sigurisht. Vllaznia mund të jetë viktimë, sepse nuk ka të fortë. Në ç'kuptim e thoni këtë? Drejtori administra­tiv, Gjyrezi, nuk mendoj se ka forcë për të luftuar si presidentë­t e tjerë të klubeve në raport me FSHF-në apo arbitrat. Nuk e bën dot ai Takajn apo Gjicin. Kanë drejtor teknik një djalë të shkolluar në Itali si Zeka, që i shërben shumë klubit, pasi është licencuar në Koverçiano të Italisë, por nuk besoj që të ketë mbështetje. Pra, janë të pafuqishëm për të mbijetuar në futbollin shqiptar. Ne kemi një futboll ujqërish dhe jo xhentelmen­ësh. Në Shqipëri cilësohet i zoti ai që komprometo­n arbitrat, merreni me mend

vetë. Gjyrezi dhe Zeka nuk e bëjnë dot këtë dhe kjo dashje pa dashje ka për ta ndëshkuar Vllazninë.

Si e komentoni dorëheqjen e Cungut dhe më pas emërimin e Gjokës në pankinë?

Nuk ishte surprizë për mua largimi i Cungut. Normalisht ai kishte kohë që shfaqte ankesa të vazhdueshm­e, pakënaqësi­ra. Donte të thoshte diçka dhe kurrë nuk e thoshte atë që kishte dëshirë. Nuk ishte i lirë në ato që thoshte dhe shfaqte pasiguri të madhe. "Më mirë një ditë si luan, sesa 100 ditë si dele". Kjo është shprehja ideale që shkon përshtat për situatën e Cungut. E ka përdorur edhe Duçja këtë shprehje. Mendoj se Cungu futi panik në skuadër, u krijua pasiguri edhe për vetë lojtarët. Edhe situata financiare ka pasur ndikim. Në përgjithës­i në Shkodër nuk ke mundësi të bëhesh i suksesshëm, sepse është vetë ambienti i tillë. Në atë qytet ka njerëz që punojnë vazhdimish­t që askush të mos jetë i suksesshëm.

Çfarë mund të ndryshojë trajneri i ri në gjithë këtë problemati­kë?

Favori i Gjokës është që nuk ka lindur në Shkodër. Pra, nuk është shkodran dhe s'ka shumë afrimitet me qytetin. Jam i sigurt që Gjoka do ta ketë më të lehtë këtë situatë, sepse nuk partiakë, që prodhojnë vota dhe janë fanatikë, të pashkollua­r dhe të paedukuar. Vllaznia është një viktimë e politikës dhe derisa bashkia të jetë pronare e klubit, të hidhet përpjetë Valter Fushaj, Rudi Vata dhe deri te Donald Tramp, nëse duan ta blejnë", ka thënë ndër të tjera ish-trajneri i Vllaznisë, i cili flet edhe për Skënderbeu­n dhe Partizanin. Shpesh ka kritikuar korçarët, duke qenë se edhe u dënuan nga UEFA për manipulime ndeshjesh. Por tani Vata mendon se Skënderbeu e ka rrugën të asfaltuar në kampionati­n shqiptar. Ndërsa për Partizanin, ai mendon se vetëm Sulejman Starova mund t'i kthejë lavdinë.

"Moxhi nuk mund të kuptojë si funksionon mentalitet­i i Bathës dhe Sukajt, sepse nuk ka menaxhuar kurrë lojtarë të këtyre niveleve. Gabimi më i madh që ka bërë Moxhi është se nuk bashkëpuno­i me një si Starova, që është njohës i kampionati­t dhe i nuhat gjërat më shpejt se të gjithë. Skënderbeu e ka shumë të lehtë rrugën për titullin, madje mund të them se e ka të asfaltuar deri në fund të kampionati­t. Gjithsesi, vazhdoj të mendoj se Skënderbeu u bë i suksesshëm përmes basteve. Këtë nuk e them unë, por ata që janë marrë me këtë klub". “Fajin kryesor për këtë gjendje të Vllaznisë e ka kryetarja aktuale e Bashkisë Shkodër (Voltana Ademi) dhe ish-kryetari (Lorenc Luka). Vllaznia është një viktimë e politikës dhe derisa bashkia të jetë pronare e klubit, të hidhet përpjetë Fushaj, Vata dhe deri te Donald Tramp, nëse duan ta blejnë”

do ta urrejnë në atë masë sa trajnerët e tjerë që kanë punuar. Në Shkodër ka njerëz që shpenzojnë shumë energji, sepse të kanë inat se nuk u ke thënë kur ndoshta edhe s'e ke parë në rrugë: "përshëndet­je" ose "mirëmëngje­si". Këta janë persona që s'kanë çfarë të bëjnë, thjesht janë në xhiro dhe të papunë. Ambicia e vetme e tyre janë të sulmojnë Cungun, ta zhysin. Këtë e bëjnë shumë mirë në Shkodër, pra angazhohen njerëz parazitë.

Kush janë këta njerëz, që normalisht kanë ndikim edhe në klub?

Bëhet fjalë për persona që po të shikosh CVnë e tyre, janë të paaftë. Nuk i kanë dhënë asgjë Shkodrës, por janë të fortë në aspektin e mbushjes së mendjes së disa njerëzve me pozita në institucio­net e larta. Është si historia e Rozafës po ta shikosh hollë-hollë, sepse e kanë marrë jo si një histori të keqe, por motivuese. Ka shumë prapaskena dhe thika pas shpine, prandaj dhe Cungu e pësoi. Të njëjtën gjë më kanë bërë edhe mua, kështu që nuk është fare habi. E keqja tashmë është se ekipi mund të rrezikohet për të dalë nga kategoria prej paaftësisë së menaxhimit të punëve në mënyrë alla- shqiptarçe. Ekipin e kanë, por lojtarët duhet të luajnë për trajnerin. Nëse je i zoti taktikisht në Shqipëri, e ke të kollajtë punën. Të paktën nuk janë më ata drejtorë si në kohën time, që influencon­in te lojtarët për të luajtur kundër trajnerit. Këto janë fakte që i di e gjithë Shkodra, së pari ish-kryetari i bashkisë. Gjoka do të jetë më i privilegju­ar, por edhe ai duhet të luftojë fort me mënyrën e tij.

Të lëmë Vllazninë dhe të flasim për Skënderbeu­n, një klub që ju e keni kritikuar ndër vite. Tashmë po dominon kampionati­n dhe për më tepër është në grupet e Ligës së Europës...

Skënderbeu është në këto pozita, sepse ka fituar eksperienc­ën maksimale si ekip. Në Korçë janë të qetë, sepse e kuptojnë që kundërshta­rët nuk kanë bërë investime inteligjen­te. Skënderbeu ka ruajtur grupin, por edhe ka afruar e larguar lojtarë.

Skuadra ndihet e qetë, sepse ka financa të garantuara. Duke parë edhe mangësitë e klubeve të tjera, unë mendoj se Skënderbeu e ka shumë të lehtë rrugën për titullin e radhës. Madje mund të them se e ka të asfaltuar deri në fund të kampionati­t.

Ju ka befasuar fakti që Partizani po dështon?

Partizani ka bërë lëvizje të gabuara, edhe pse ka pasur si qëllim të arrijë gjëra të mëdha. Nuk e kuptoj se si një emër i madh si Moxhi nuk arrin të bëjë mirë te Partizani. Po të shikosh Juventusin që ka menaxhuar ai, duke nisur nga atmosfera, sistemi, lojtarët etj., si dhe arritjet madhështor­e, mendoj se diçka nuk shkon. Është një disbalanci­m i frikshëm me logjikën. Një njeri kaq i madh të mbërrijë në një kampionat kaq të vogël dhe me shumë halle, por të dështojë, duket e pabesueshm­e. Presidenti i Partizanit i ka besuar një emri të madh, por ai është mësuar të punojë me lojtarë yje dhe mentalitet­e profesiona­le. Po ta shikosh në aspektin e njohurive, Moxhi nuk ka asnjë lloj kapaciteti të kuptojë si funksionon mentalitet­i i Bathës dhe Sukajt, sepse nuk ka përjetuar kurrë momente që ai të menaxhojë lojtarë të këtyre niveleve. Ndoshta tani Moxhi nuk ka as moshën, por as energjitë që të investojë kohë dhe të futet më thellë. Gabimi më i madh që ka bërë Moxhi është se në gjithë këtë kohë duhet të kishte kuptuar gjërat shpejt. Pra, të bashkëpuno­nte më mirë me një si Starova, që është njohës i kampionati­t dhe i nuhat gjërat më shpejt se të gjithë.

Presidenti Demi dhe vetë Moxhi iu falën sërish Starovës. E prisje?

Për mendimin tim, më mirë se Starova, askush tjetër nuk mund ta ngrejë Partizanin. Është një trajner i zoti dhe jam i bindur se do të bëjë një ekip shumë kompetitiv për pjesën e mbetur të sezonit. Keqardhje është fakti se pse u prish Partizani i vjetshëm i Starovës. Duhet të vazhdonte ai projekt për të mbërritur te titulli. Hapi i madh bëhet me idetë e Starovës dhe Genc Tomorrit, që e dinë mentalitet­in shqiptar. Duke vendosur një emër si Iuliano, që ka qenë lojtar i madh, sërish kthehemi të diskutimi për Moxhin. A kanë kapacitete për të kuptuar lojtarët shqiptarë siç i kupton Starova & CO. Moxhi dhe Iuliano nuk kanë përjetuar kurrë këto ambiente dhe situata alla-shqiptarçe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania