Panorama Sport (Albania)

Kosovarët kërkonin edhe baltën e këpucëve, si e kujtojnë Çeço, Janku dhe Rragami

Fotografi para hotelit dhe Nexhmije Pagarusha tifoze speciale

-

"Shumë prej tyre kërkuan të bënin një fotografi para hotelit bashkë me ne futbollist­ët. Isha unë, Pano, Teodor Vaso, Josif Kazanxhi. Kishin mall të jashtëzako­nshëm. Është pikërisht ajo foto që ka mbetur kujtim. Kujtoj se në një stadium të mbushur me ushtarakë, dalloheshi­n qartë shqiptarët me qeleshe, flamuj e veshje karakteris­tike. Pas ndeshjes pati përleshje midis kosovarëve dhe forcave të rendit e mjaft shqiptarë u strehuan në dhomat tona në hotel", rrëfen Iljaz Çeço për "Panorama Sport".

Mikel Janku

"Atmosfera ka qenë e rrallë. Me qindra kosovarë qëndronin duke na pritur në hyrje të hotelit ku ndaloi autobusi, duke na shoqëruar deri në dhomat e zhveshjes. 'A keni flamurë për mua? Më jep pak baltë nga këpucët e stërvitjes', na kërkonin. Njerëz që puthnin xhamin e autobusit ku ishte vendosur një flamur. Edhe një vërejtje: 'Vetëm me këtë autobus të mos kishit ardhur na tha dikush (autobusi ishte i markës 'FAP' një prodhim jugosllav për kohën). Më kujtohet se gjatë ndeshjes çdo zbritje tonën e shoqëronin me britma entuziaste, midis të cilave dëgjohej edhe thirrja 'Eho! Eho! Eho!' (Enver Hoxha)", rrëfen ish-portieri i shquar i Kombëtares për "Panorama Sport".

Ramazan Rragami

"Në pjesën e parë u zhvillua një ndeshje me rivalitet dhe kundërshta­rët shënuan një gol të dyshimtë. Duke qenë se sulmuesit kryesorë ishin lojtarë të fortë, në pjesën e dytë ritmi i lojës së tyre dhe presioni u shtua, madje ata shënuan tre gola, dy prej të cilëve me kokë. Foto Andoni ka qenë futbollist­i më i mirë në atë takim. Kujtoj se ka ardhur edhe Nexhmije Pagarusha. Ndonëse na pritën mirë, ne kishim frikën e përgjimit. Darka zyrtare u organizua në 'Hotel Sllavia'. Të nesërmen gazetat, lidhur me ndeshjen dhe fatin e skuadrës së tyre, shkruanin në titull: 'Shans i vogël sa një gogël', pasi kishin pak shpresë për kualifikim. Kur u nisëm deri në dalje të Beogradit na ka shoqëruar trajneri Rajko Mitiç duke biseduar gjatë me Boriçin', rrëfen legjenda shkodrane për gazetën.

 ??  ?? Momente nga ndeshja
Momente nga ndeshja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania