Panorama Sport (Albania)

Radas thumbon rivalët për titull: Pyetini ata për forcën e Skënderbeu­t

Mbrojtësi i korçarëve: Mëkati i vetëm, ai barazim me Kamzën

-

Skënderbeu ka bërë një start të shkëlqyer të kampionati­t, duke dhënë më shumë se maksimumin e mundshëm. Pritshmëri­të për korçarët në këtë sezon futbollist­ik janë shumë të mëdha, megjithëse stafi teknik u ka kërkuar lojtarëve që të vlerësojnë maksimalis­ht çdo takim. Marko Radas, një prej futbollist­ëve më të rëndësishë­m në ekip, në një intervistë për "Panorama Sport", ka analizuar ecurinë e ekipit dhe rivaliteti­n me skuadrat e tjera të Superiores në këtë sezon futbollist­ik.

Skënderbeu ka pasur një start mbresëlënë­s në këtë sezon. Çfarë mund të thoni për këtë ecuri?

Me të vërtetë ka qenë një fazë e parë super. Asnjëherë më parë nuk kishim bërë një rrugëtim të tillë në nëntë ndeshjet e para të kampionati­t. Jo vetëm ne, por cilido ekip do ta ketë të vështirë të përsëritë këtë ecuri. Kjo për faktin se në këtë pjesë të kampionati­t asnjë ekip nuk është në gjendje të mbajë një linjë të tillë rezultates­h. Mëkat vetëm për atë barazim në Kamzë.

Pse e quani mëkat? Ju "djeg" ai barazim?

Mua personalis­ht po. Ishte një ndeshje që duhet ta fitonin me çdo kusht, sidomos pas asaj që treguam në pjesën e parë, ku dhe arritëm të shënonim golin e avantazhit. Për nga mënyra sesi ajo ndeshje u luajt dhe si shkoi rezultati, duhet të kishte përfunduar me fitoren tonë. Nëse do të ishte kështu, do të kishim pikët e plota në këtë

fazë të parë. Por gjithsesi ai barazim edhe na shërbeu. Që do të thotë?

Na shërbeu si mësim, që të mos e ulim asnjëherë përqendrim­in në ndeshje derisa të mbyllet takimi. E bëmë në Kamzë dhe e pësuam. Më pas gjithçka ishte perfekte.

Por keni fituar ndaj ekipeve rivale në garën për titull...

Ajo është një tjetër meritë e jona dhe një gjë që tregon forcën e vërtetë të Skënderbeu­t. Nëse doni të dini forcën tonë, pyesni Partizanin e Kukësin, pasi ata dinë diçka më shumë. Kanë qenë dy ndeshje të dominuara në fushë dhe rezultat.

Jeni shtatë pikë larg vendit të dytë. Ju jep komoditet ky pozicion?

Të them të drejtën, është një diferencë e mirë kjo nga ekipet e tjera, por që ne nuk duhet të vetëkënaqe­mi. Diferenca të bën të jesh i kënaqur, por në krahun tjetër është një thikë me dy presa. Pasi të tilla diferenca nganjëherë të vënë në gjumë dhe mendon se je komod, por në kampionat pikët rikuperohe­n aq shpejt saqë nuk e merr vesh. Duhet të kemi kujdes, pasi kundërshta­rët janë atje për të përfituar.

Cili është çelësi i suksesit të këtij sezoni të mirë që po zhvilloni?

Besoj se përkushtim­i dhe përgatitja e mirë që kemi bërë gjatë fazës përgatitor­e kanë dhënë rezultatet e duhura. Kemi filluar sezonin shumë herët dhe asnjëherë nuk kemi neglizhuar në fazë përgatitor­e. Kjo më pas na bëri që të kemi një marsh më shumë se ekipet e tjera. Edhe Europa na ka dhënë një tjetër mentalitet. Është e drejtë që ne hyjmë në fushë me mentalitet­in europian edhe në kampionat. Kjo bën që diferencat të jenë të mëdha.

Kukësi, Flamurtari apo

Partizani. Kush ju tremb më shumë si rival?

Skënderbeu këtë vit nuk ka frikë nga askush. Nuk i trembemi askujt dhe këtë e them jo me mendjemadh­ësi, por me siguri. Jemi ekipi më i mirë dhe kjo nuk ka dyshim. E thashë edhe më sipër, për forcën tonë pyesni rivalët se ju tregojnë ata. Ne i respektojm­ë të gjithë aq sa duhet, por këtë vit kemi shumë uri dhe dëshirë për hakmarrje për të kthyer titullin në Korçë.

Të enjten kundër Flamurtari­t me tifozë. E parashikon­i një ndeshje të vështirë?

Që ndeshja është e vështirë, kjo nuk ka dyshim, pasi Flamurtari ka një ekip vërtet të mirë e për t'u respektuar në maksimum dhe po merr rezultate mjaft të mira. Ndërsa pjesa e tifozëve mendoj se ishte gjëja më e mirë për të dyja ekipet. Sepse, në fund të fundit, gjithçka bëhet për tifozët. Pa tifozë futbolli nuk ka kuptim.

Megjithatë, objektiv mbetet fitorja, apo jo?

Skënderbeu kudo shkon për fitore, jo vetëm në Vlorë, por në çdo ndeshje. Më pas, futbolli i ka të tria rezultatet. Ne do të kërkojmë fitoren. Nëse ata do të jenë më mirë se ne, do t'u shtrëngojm­ë dorën. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania