Panorama Sport (Albania)

Partizani, “Bobi” gjen formacioni­n

Ndeshja e kontrollit brenda grupit u mbyll në barazim 1-1, shënuan Progni dhe Sukaj Konfirmohe­n ndryshimet në mbrojtje dhe në sulm, nuk ka vend për të huajt si titullarë

- ILIR CARA

Shumë skuadra kanë preferuar që ndër prerjen e kampionati­t ta shfrytëzoj­në duke luajtur ndeshje miqësore, në mënyrë që të mbajnë lojtarët të karikuar para sfidës së javës së 10-të, takime të cilat do të luhen më 15 dhe 16 nëntor. Partizani, i cili nga e marta ka nisur punën nën drejtimin e Sulejman Starovës, që zëvendësoi Mark Iulianon për rezultate të dobëta, fundjavën e ka shfrytëzua­r për të zhvilluar një ndeshje brenda grupit. Ky test brenda familjes i ka shërbyer stafit për t'i pasur më të qarta idetë për përcaktimi­n e formacioni­t që do të luajë më 16 nëntor në transfertë­n e Laçit. Ashtu siç ka pasqyruar ditë me radhë "Panorama Sport", trajneri Starova pritet të bëjë disa ndryshime në rreshtimin e ekipit, duke dalë nga skema e përdoruar në fazën e parë të kampionati­t nga trajneri Iuliano. NDESHJA E KONTROLLIT

Testi brenda familjes u zhvillua nën reshjet e shiut, por kjo nuk e pengoi trajnerin Starova dhe ndihmësin e tij Dalipi që të jenë kërkues te lojtarët. Në formacioni­n e parë, që pritet të jetë edhe në ndeshjen ndaj Laçit, mbrojtja përbëhej nga Ibrahimi në të djathtë, Malota dhe Atanda në qendër dhe Kalari në të majtë. Batha e Vila përbënin dyshen para mbrojtjes dhe

para tyre vepronte një treshe, që ishte gjithnjë në shërbim të pikës referuese të sulmit, Jurgen Bardhi. Treshja e ofensive përbëhej nga Progni në të djathtë, Asani në qendër pas sulmuesit kryesor dhe Trashi në të majtë. Ndërsa në skuadrën tjetër mbizotëron­in

kryesisht prurjet e merkatos së verës të afruar nga stafi italian, por që tani kanë humbur terren. Mbrojtja përbëhej nga Selvaxhio në të djathtë, Krasniqi dhe Uarlej në qendër dhe Kotobelli në të majtë. Më pas vinte La Kamera me Sulejmanin, ndërsa treshja pas sulmuesit

kryesor përbëhej nga Fili dhe Xhixhiua në krahë dhe Adorjan në qendër. Në majë të sulmit ishte Sukaj, i cili vjen nga dëmtimi dhe nuk është ende në 100% e tij. Që në minutën e 4- t ekipi i parë shënon me anë të Prognit, por skuadra e dytë i kundërpërg­jigjet shpejt me Sukajn që barazon në minutën e 11-të. Takimi u karakteriz­ua nga një luftë e fortë sportive, për vetë faktin se ardhja e trajnerit të ri ka bërë që konkurrenc­a të ndizet sërish, pasi disa lojtarë i kanë humbur pozitat që kishin me Iulianon. Përpos rasteve të krijuara nga të dyja ekipet, pjesa e parë, që zgjati 40 minuta, u mbyll në barazim 1-1. Me fillimin e pjesës së dytë, trajneri Starova bëri disa zëvendësim­e tek ekipi i dytë, ku La Kamera me probleme, Xhixhiua dhe Sulejmani u lanë vendin Shahinasit, Herrerës dhe Basrakut. Ndërsa disa minuta më pas, Fili me Asanin ndërruan vendet në ekipet respektive. Takimi u gjykua nga zv.trajneri Dalipi, ndërsa Starova gjatë gjithë kohës qëndroi në mes të fushës duke udhëzuar, si dhe kritikuar lojtarët për moszbatimi­n e detyrave. Në disa raste "Bobi" e ndërpreu ndeshjen duke i udhëzuar lojtarët që ta bënin ndryshe veprimin. Pjesa e fundit e testit u kthye në perfeksion­im skemash, duke dalë nga ritmi i një ndeshjeje të vërtetë. Ky test tregoi se stafi ka ende shumë punë për të bërë, kryesisht në fazën sulmuese.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania