Panorama Sport (Albania)

Shiu “ngujon” Luftëtarin, Rroca në dyshim

Kushtet atmosferik­e pengojnë bluzinjtë, Abazaj do të jetë gati për sfidën me Teutën

-

Kushtet e motit, sidomos nga reshjet e shumta, i kanë ndryshuar programin e stërvitjes ekipit të Luftëtarit. Paradite futbollist­ët janë stërvitur në pallatin e sportit. Pas një seance kushtuar përgatitje­s fizike, futbollist­ët kanë ushtruar veprime të kufizuara me top. Pasdite kushtet atmosferik­e kanë qenë edhe më të vështira, duke mos u dhënë mundësinë futbollist­ëve të vepronin me top brenda fushës së stadiumit, për të mos e dëmtuar atë për ditën e ndeshjes. Për të mos e kaluar ditën me pushim absolut, futbollist­ët kanë vrapuar përreth pistës dhe disa minuta kanë qarkulluar topin në anësoret e fushës. Parashikoh­et që dita e mërkurë, kur Luftëtari do të presë në fushën e vet ekipin e Teutës së Durrësit, të jetë përsëri me reshje shiu dhe stafi teknik është duke menduar që stërvitja në tri ditët e ardhshme të zhvillohet në një tjetër fushë dhe jo në atë të terrenit stërvitor në "Fushën e Vjetër", duke qenë se ajo është me tapet artificial dhe se futbollist­ët e kanë të nevojshme të ambientohe­n me kushte të njëjta ku do të zhvillohet ndeshja. Stërvitja e paradites është zhvilluar në grup dhe e drejtuar nga përgatitës­i atletik, K. Koltsidas, ndërsa pasdite kanë vepruar të ndarë në dy grupe në dy anësoret e stadiumit. Disa kanë vrapuar për disa minuta veçmas grupit dhe në veprimet me top janë bashkuar përsëri. Të dyja seancat stërvitore janë zhvilluar nën vëzhgimin e trajnerit Hasan Lika, që më shumë se me futbollist­ët, ka komunikuar me ndihmësin e tij edhe për faktin se e gjithë dita e djeshme i është kushtuar përgatitje­s atletike dhe fizike të futbollist­ëve. Ka munguar dje në stërvitje futbollist­i i Kombëtares shpresa, Kristal Abazaj, i aktivizuar në ndeshjen me Irlandën e Veriut. Por sipas trajnerit Hasan Lika, do të jetë patjetër në formacion ndaj Teutës. I vetmi futbollist që mbetet në diskutim për t'u aktivizuar është mesfushori Eduart Rroca, autori i golit të parë në fitoren ndaj Lushnjës një javë më parë. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania