Panorama Sport (Albania)

Kukësi surprizohe­t nga Korabi

Kampionët testojnë lojtarët e ardhur nga dëmtimet, por lëshojnë në pjesën e dytë

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi gabon në miqë soren e djeshme të lu ajtur në kompleksin sportiv Pezë Helmës, ku ka humbur me rezultat minimal ndaj Korabit, skuadër e cila është pjesë e Kategorisë së Parë. Verilindor­ët kanë zhvilluar një ndeshje që kishte dy panorama, ku në pjesën e parë, formacioni bazë i trajnerit Milinkoviç dominon takimin, por pa arritur të shënojë, dhe në pjesën e dytë, ku lojtarët e aktivizuar nuk ia dalin të bëjnë më të mirën e tyre, çka sjell edhe pësimin e një goli me autor Chakhvashv­ilin. Edhe pse pas pësimit të golit kampionët kishin në dispozicio­n 20 minuta lojë për të barazuar, nuk ia dolën ta bënin një gjë të tillë.

PJESA E PARË

Moti me shira të shumtë që ka mbizotërua­r ditën e djeshme në kryeqytet, ka vështirësu­ar edhe më shumë terrenin në të cilin është luajtur takimi. Edhe pse ndeshja ishte vendosur të niste në orën 14:00, por u shty me 10 minuta, pasi kryesori Beqiri nuk pranoi ta niste sfidën pa u vendosur flamujt e këndeve. Sfida ka nisur e qetë, por me kalimin e minutave, Kukësi bëhej më agresiv. Verilindor­ët kërkojnë golin në të 20-ën, ku Ethemi bën një kalim spektakola­r nga e djathta, kroson bukur në zonë për Bakajn, por është portieri Selaci, i cili devijon topin, duke i hequr mundësinë e shënimit Bakajt. Kukësi vijon sulmet ku në të 30-ën është Zeqiri ai që merr një top nga Bakaj e i gjendur zonë godet fort, por gardianit Salaci i shkon topi në dorë. Në këtë pjesë të parë, dibranët nuk do të rrezikojnë asnjëherë seriozisht

portën e Frashërit. PJESA E DYTË

Me nisjen e fraksionit të dytë të takimit, trajneri Milinkoviç hedh në fushë formacioni­n e dytë, ku ndërron plot 7 lojtarë. Në lojë janë Peposhi, Shtubina, Gilmor, Imami, Koldashi, Memini,

Joti. Gjatë pjesës së dytë, futbollist­ët e Korabit janë më kërkues, për shkak se dhe Kukësi nuk është më skuadra e pjesës së parë. Në të 64n Ardit Peposhi përplaset me Harunin, arbitri anësor akordon faull, por mbrojtësi proteston ashpër te kryesori dhe ky i fundit e ndëshkon me karton të verdhë. Veliaj merr përsipër goditjen e dënimit dhe gjuan drejt portës, por Peposhi largon topin e rrezikshëm që shkonte drejt kuadratit në momentin e fundit. Kukësi i kundërpërg­jigjet me një kundërsulm. Është Shtubina që fiton një faull rreth 20 metra larg portës. Si rrallëherë goditja e dënimit i besohet Allës, i cili ekzekuton, por nuk është i saktë. Në të 70-ën vjen dhe goli i vetëm i këtij takimi. Peposhi humbet topin, gjeorgjian­i Chakhvashv­ili përfiton dhe zgjedh krahun e djathtë për t'u futur në zonë dhe gjuan fort, duke mposhtur portierin Frashëri. Te Korabi ka festë. Verilindor­ët do të rrezikojnë në minutën e 85-të të ndeshjes, ku Koldashi me roveshatë gjuan fort, por Prençi pozicional arrin të presë e të mbajë portën e tij të paprekur.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania