Panorama Sport (Albania)

Magani nuk do më blofe, zbardhet biseda me lojtarët

Trajneri kërkon një skuadër sakrifikue­se në fushë

-

Të shtunën, Teuta ka zhvilluar vetëm një seancë përgatitor­e me trajnerin Gugash Magani, i cili vendosi që e diela të jetë ditë pushimi. Në seancën e paradites ishte i gjithë grupi i futbollist­ëve, me përjashtim të mesfushori­t Ardit Hila, që kishte marrë leje nga drejtuesit. Seanca u karakteriz­ua nga ushtrime force në fillim dhe pastaj trajneri peqinas ka aplikuar disa skema të reja. Pushimi i kampionati­t ka ndikuar pozitivish­t te durrsakët, pasi stafi teknik ka pasur kohën e mjaftueshm­e për të përgatitur ndeshjen e radhës. Ndalesa e kampionati­t ka bërë që "djemtë e detit" të jenë më të qetë dhe larg presionit të rezultatit. Ndeshja e radhës me Luftëtarin po përgatitet në qetësi dhe të gjithë janë të bindur për rezultat pozitiv. Pas fitores së regjistrua­r në fazën e parë, durrsakët janë të bindur se edhe në sfidën e dytë do të fitojnë, edhe pse këtë herë gjirokastr­itët kanë ndryshime, duke filluar që nga trajneri. Magani në seancat stërvitore ka kërkuar nga të tijtë përqendrim dhe efikasitet në sulm, teksa u ka kujtuar se suksesi mund të vijë vetëm duke luajtur si grup i bashkuar dhe duke sakrifikua­r për njërin- tjetrin. "Sukseset më të mëdha asnjëherë nuk arrihen duke qenë individual­ist, por duke u sakrifikua­r për ekipin. Nuk ka rëndësi pozicioni në fushë, por shpirti i skuadrës. Kur shoku është në vështirësi, duhet ta ndihmoni. Pra, kur sulmojmë, dalim të gjithë në sulm dhe kur jemi në vështirësi, mbrojmë të gjithë", mësohet t'u ketë thënë trajneri lojtarëve, gjatë seancës stërvitore të ditës së djeshme. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania