Panorama Sport (Albania)

Tirana nuk prodhon më sulmues, Morina i fundit i Mohikanëve

Prej 7 vitesh akademia bardheblu në "shterpësi" Të huaj dhe jabanxhinj për t'i dhënë zgjidhje golit

- ADELA MERKO

Tirana nuk prodhon më sulmues. "Alarmi" ka prekur jo vetëm klubin bardheblu, por mbarë futbollin shqiptar. Me pahir ekipet tona vazhdojnë ta përqendroj­në vëmendjen në merkato në tregun e huaj. Mungesa e alternativ­ave në vendin tonë është e theksuar (dhe sigurisht që këtu flasim për lojtarë kalibri), ndërsa duhet thënë që një "Fortuzi" nuk del prej vitesh. Shpërndarj­a gjeografik­e prek çdo cep të rruzullit tokësor, duke filluar nga Afrika e largët e për të shkuar në Amerikën Latine. Edhe pse Tirana ka një nga akademitë më të mëdha dhe më të organizuar­a në vend, ka një handikap të madh: nuk po zbulon më "bombera". Sigurisht elementë cilësorë për portën, mbrojtjen apo mesfushën nuk kanë munguar dhe shembulli konkret është ai i Albi Dokës. Por, kur vjen puna te sulmi, rezultati është zhgënjyes. "Shterpësia" është aq e theksuar, sa të bën të mendosh që pritja për një "Fortuzi" të dytë do të jetë e gjatë. Sigurisht që "yjet" nuk u kanë munguar kurrë bardhebluv­e dhe mjafton të përmendim emra si Vioresin Sinani apo Hamdi Salihi, të cilët kuotën e 20 golave e kishin më shumë se të zakonshme për një sezon. Por, që të dy vinin nga Shkodra. Kështu ka ngjarë në vitet e fundit edhe me Bekim Balajn apo Sokol Cikalleshi­n, prodhime të Vllaznisë dhe Besës. I suksesshëm mbetet pa dyshim Elis Bakaj, i cili në dy sezone u shpall shënuesi më i

mirë i bardhebluv­e. Por, sikundër dihet, fantazisti i adaptuar në sulmues, ka dalë nga Partizani. Pas një vëzhgimi të bërë nga gazeta, rezulton se i fundit lojtar që Tirana ka nxjerrë për sulmin është Mario Morina. Shënuesi më i mirë në derbi për vitet e fundit, aktualisht luan për Besën e Kavajës. Prej vitit 2011 e deri më sot, pesha e sulmit të kryeqyteta­sve u ka mbetur të huajve. Kështu po ndodh edhe këtë sezon, ndërsa kanë ardhur Majkëll Ngoo dhe Junus Sentamu. Kampionati i fundit varej nga këmbët e Ifeani Edeh me Moktar Cise. Që të gjithë afrikanë. Sigurisht që premtues janë edhe emra si Grent Halili apo Mateus Levendi, por është fakt që pesha e golit u mbetet sërish të huajve. Mjafton që të shohësh emrat e sulmuesve që kanë luajtur me Tiranën në 7 vitet e fundit për të kuptuar mungesën e prodhimit vendës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania