Panorama Sport (Albania)

Veleçiku rikthehet në krye me "poker"

-

GOLAT: Sejdini 27'/ Pelinku 44', Ujkaj 48', Çokaj 85', Popaj 87' SPARTAKU: R.Sejdini, Menaj, Rapo, Hysko, Cane (Haroku 45'), Merdini ( Horanlli 27'), Muzhaqi, A.Sejdini, Meshaj, Brahimaj, Rizvani.

Trajner: T.Përleka VELEÇIKU: Lopçi, Osmani, B. Çokaj ( Lumaj 90'), Lami, Dodaj, Ujkaj, Pelinku (Hoxhaj 62'), Gokaj, Plishta, Banushaj (Popaj 84'), D.Çokaj. Trajner: B.Duli

KARTONË TË VERDHË: Meshaj, Hysko, Rizvani, Rapo/ Pelinku, Lami, Dodaj KARTON I KUQ: Osmani (2v) Gjyqtarë: O.Yzeiri, N.Rapaj, A.Topi, A.Marko (Patos) VËZHGUES: Arben Molla DELEGAT: Agron Kaja Dje në Yrshek është zhvilluar ndeshja e radhës midis Spartakut dhe Veleçikut. Një sfidë që u shoqërua me reshje shiu si dhe me një numër të vogël tifozësh. Ekipi Spartakut vinte nga një fitore e javës së kaluar kundër kryesuesve të Vorës, sukses që duket se nuk është shfrytëzua­r siç duhet nga ekipi. Veleçiku ka fituar thellë, 4-1 dhe është ngjitur në vendin e parë në pritje të ndeshjes që do të luajë sot Vora. Spartaku arrin të zhbllokojë rezultatin që në minutën e 25-të me anë të Sejdinit. Vendësit kalojnë në epërsi duke menduar se e kishin të fituar lojën. Miqtë këmbënguli­n dhe në minutën e 44t, është Pelinku që arrin të shënojë pas një momenti përgjumje të mbrojtjes vendëse. Pjesa e parë mbyllet pa fitues me rezultatin 1-1. Në fillim të pjesës së dytë, vendësit kryejnë edhe një zëvendësim tjetër të detyruar nga fusha e lojës, ku del Cane dhe hyn Haroku. Kur pritej që vendësit të shënonin, janë miqtë të cilët me anë të një kundërsulm­i arrijnë të shënojnë me anë të të riut Ujkaj. Në fund, miqtë shënojnë edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 90-të, gjyqtari kryesor nga Patosi, Yzeri, ka larguar nga stoli i Veleçikut një anëtar të stafit pasi është konflikttu­ar verbalisht me një nga futbollist­ët vendës. Rajkard Aliko

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania