Panorama Sport (Albania)

Tirana B, paqe me Internacio­nalin

-

GOLA: S'ka

TIRANA B: Abibi, Becka, Muçvilla (Macaj 75'), Nuriu, Isaj, Duka (Ahmetaj 46'), Qilimi, Vrapi, Levendi (Bare 87'), Halili, Çeliku. ( Në dispozicio­n: Selgjekaj, Spahiu, Paraj, Aruçi). Trajner: K.Alimehmeti INTERNACIO­NALI: Mena, Dini, Shpuza, Zefi, Reçi, Trimi, Hysa (Hasa 45'), Taku (Mukaj 46'), Muçollari (Mehmeti 46'), Haxhia. ( Në dispozicio­n: Vasiu, Velo, Lala, Merpeza).

Trajner: O.Ruka GJYQTARË: A. Merdinaj, E.Pulaj, J.Isufi, A.Estrefi (Vlorë) VËZHGUES: Astrit Mema (Tiran)

DELEGAT: Marius Sulejmani (Tiranë) Tirana B dhe Internacio­nali kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e djeshme të luajtur në "Skënder Halili", që ka përfunduar në barazim pa gola. Është zhvilluar një 90minutësh luftarak, ku të dyja ekipet kërkuan fitoren, por asnjë prej tyre nuk arriti të shënonte. Pjesa e parë ka qenë më agresive për Tiranën B, ku bardheblut­ë kanë zhvilluar një pjesë ku kanë qenë më kërkues, por që nuk ia kanë arritur të shënojnë, edhe pse rastet nuk kanë munguar. Pjesa e dytë ka qenë më e bukur se e para, pasi të dyja ekipet kanë pasur rastet e tyre. Në disa momente, bardheblut­ë e drejtuar nga Alimehmeti kanë neutralizu­ar sulmet. Jo vetëm kaq, por bardheblut­ë kanë rrezikuar në dy-tre raste për shënim, por sulmuesit e tyre kanë qenë të pasaktë para portës mike. Në minutat e fundit miqtë nga Peza kanë pasur një rast të pastër, por që nuk kanë arritur të finalizojn­ë siç duhet. Në këtë mënyrë, e gjithë ndeshja është mbyllur me rrjeta të paprekura. Ndërkaq, Tirana B po tregon luhatje gjatë këtij kampionati me disa ndeshje ku fiton dhe dominon, ndërsa në disa të tjera përballë rivalëve jo shumë të fortë has vështirësi. Tashmë, ekipi do të pushojë për një ditë për t'iu rikthyer më pas përgatitje­ve për ndeshjen e radhës. Shkëlqim Hasani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania