Panorama Sport (Albania)

Rusia keqtrajton Shqipërinë, humbim me 85 pikë diferencë

Basket/ Femrat i nisin turpshëm eliminator­et e Europianit Ekipi mik e ktheu në stërvitje sfidën e parë në grup

- ABDULLA DUSHKU

Me një humbje katas trofale është pre zantuar, dje Shqipëria e basketboll­it për femra, në ndeshjen kualifikue­se për europianin 2019 (Eurobasket Ëomen 2019), për Grupin C eliminator (në grup tonë bëjnë pjesë edhe ekipet e Hungarisë e Lituanisë), duke humbur ndaj Rusisë 37-122. Kështu vjazat ruse e kanë keqtrajtua­r kombëtaren tonë kuqezi, teksa e ka mundur gjatë mbrëmjes së djeshme me 85 pikë diferencë në ndeshjen që u luajt në sallën sportive "Feti Borova", pranë Tirana Olimpik Park. Një humbje që edhe pritej, por jo në këto përmasa, madje edhe me të tilla diferenca nuk ishte e çuditshme të ndodhte, duke qenë se bëhet fjalë për një ndeshje ku përballesh­in dy realitete krejt të kundërta. Një Shqipëri amatore nuk pati asnjë shans që ta

rivalizojë por dhe të tregojë ndonjë vlerë të saj, duke u shkërmoqur nga kombëtarja ruse. Vajzat tona që drejtohen nga trajneri Viron Toska, edhe pse u mbështetën vazhdimish­t nga grupimi i "TKZ - Tifozat Kuqezi", nuk patën asnjë shans për të përballuar ritmin e diktuar

nga rivalet ruse, që e kthyen këtë sfidë në një stërvitore. Që në periodën e parë ato kryesonin me 40 pikë diferencë (444)dhe gjatë këtyre 40 minutave, praktikish­t u luajt vetëm në koshin kuqezi, me ruset që jo vetëm ishin superiore në çdo drejtim, por edhe dhuruan spektakël në

fushë. Presingu i rivaleve, por dhe gabimet shpesh herë elementare të vajzave tona, kanë vulosur këtë fitore të, duke fituar të gjitha periodat e tjera 1721, 6-32 dhe 10-25. Në këto tri periodat e tjera edhe pse kombëtarja ruse luante shpesh me lojtaret e stolit, kanë qenë të papërmbajt­ura

karshi lojtareve tona që edhe përpos ndërhyrjev­e të shpeshta ta trajnerit Toska, nuk dhanë rezultatin që pritej. Kështu Shqipëria humbet 122-37, duke dalë e turpëruar nga kjo sfidë e parë. Ndeshjen e dytë do ta zhvilloj në Hungari më 15 nëntor.

 ?? Foto: F.Hazizllari ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Foto: F.Hazizllari Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania