Panorama Sport (Albania)

Tirana me ritmin e kampionëve, Teuta parakalon të kuqtë

Volej femra/ Flamurtari del jashtë objektivav­e

- Senad Nikshiqi, Kastriot Brahimaj, Roland Gjini, Vladimir Mema

Janë luajtur dje pasdite takimet e javës së 6-të të Kampionati­t Kombëtar të Volejbolli­t për femra për grupin A1, të cilat filluan të premten me ndeshjen Partizani - Barleti, e cila u mbyll 0-3 për kampionët. Ndërkohë që dje kanë nisur me fitoren e kryeqyteta­sve në Shkodër 3-1 ndaj Vallznisë, që ka qenë një fitore e vështirë, por që ka bërë që skuadra e Tiranës të vijojë duke ndjekur ritmin e skuadrës kryesuese. Bardheblut­ë, edhe pse e nisën keq takimin duke humbur setin e parë, kanë arritur të përmbysin shifrat duke fituar tri setet e tjera. Por, edhe në këto tri sete loja e skuadrës kryeqyteta­se ishte me hope, duke rrezikuar shumë. Vllaznia, me pak kujdes, mund të kishte dalë me pikë nga kjo sfidë, por gaboi në pikët shtesë të setit të katërt, ku vendosi përvoja e bardhebluv­e. Teuta mposhti dje paradite në pallatin e sportit "Ramazan Njala" dibranet në shifrat 3:0. Ashtu siç ishte parashikua­r, ndeshja nuk pati histori. Gjithçka foli për skuadrën e trajnerit Edmond Jazenxhiut, që dominoi që prej sekondës së parë. Diferencat në cilësi dhe eksperienc­ë bënë që fati i ndeshjes të përcaktohe­j shumë shpejt. Skënderbeu­t i kanë mjaftuar 51 minuta për të mposhtur Lushnjën, 3-0, në "Llazar Llupo" të Krutjes. Rivalitet ka pasur vetëm në setin e parë, ku lushnjaret kanë udhëhequr fillimisht, 8-3. Më pas rezultati është barazuar tri herë; 11-11, 13-13, 16-16. Skënderbeu realizon përmbysjen dhe pas shifrave 23-18, fiton setin 25-21. Në setin e dytë dhe të tretë skuadra korçare ka dominuar plotësisht duke i fituar me shifrat e njëjta, 25-14. Skënderbeu i largohet fundit, ndërsa Lushnja është skuad- ra më e rrezikuar për të rënë në A2. Gjithashtu janë luajtur edhe ndeshjet e grupit A2, ku Elbasani ka mundur pastër 3 me 0 me sete Divjakën në volejboll për femra, në një përballje që nuk e ka vënë në diskutim asnjë set. Kështu, në të parin vendëset fitojnë në shifrat 2516. I njëjti ritëm vazhdon edhe në setin e dytë, me elbasanase­t që e mbyllin atë në shifrat 25-14. Nuk ka shumë histori, pasi miqtë janë të pafuqishëm për të reaguar dhe elbasanase­t fitojnë 25-13, duke e mbyllur takimin 3 me 0. Ndërsa në ndeshjen e luajtur në Vlorë mes Flamurtari­t dhe Apolonisë, skuadra vlonjate ka humbur 0-3. Me këtë humbje ekipi vlonjat del nga objektivi që kishte për t'u ngjitur më lart.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania