Panorama Sport (Albania)

Triumfon Shqipëria, Vjerdha shpallet boksieri më i mirë

-

Boksieri shqiptar Bekim Vjerdha është fitues i turneut ndërkombët­ar "Gongu i Artë", i cili u zhvillua në Shkup. Vjerdha mundi në finale boksierin serb Nikolla Stevanoviç­in, ku boksieri shqiptar e dominoi takimin që nga fillimi e deri në fund. Bekim Vjerdha (-81kg) demonstroi teknikë të madhe, sidomos në dy raundet e fundit, duke e goditur në kokë kundërshta­rin. Ky duel ka kënaqur të gjithë të pranishmit. Nga boksierët shqiptarë fitore në finale shënuan edhe Ardit Munja në kategorinë deri më 56 kg, pasi mundi boksierin maqedonas Almir Nurishov. Indrit Sokoli (64kg) mposhti shqiptarin nga Maqedonia Artan Aliu. Arjon Kajoshi (-75kg) e fitoi serbin Paniç me vendim të arbitrave, kurse Krenar Zeneli (-60kg) në finale u mund nga kroati Mateo Komadina. Kombëtarja shqiptare e boksit ka triumfuar në turneun "Gongu i Artë", që zhvillohet çdo vit në Maqedoni, nga federata e boksit të Maqedonisë, në bashkëpuni­m me Agjencinë për Rini dhe Sport, dhe Komitetin Olimpik të Maqedonisë. Boksierët kuqezinj kanë siguruar 4 medalje të arta, duke qenë kombëtarja më e mirë e këtij turneu, duke lënë pas Serbinë me 3 medalje të arta. Boksieri më teknik i turneut u shpall Violant Sulejmani nga Kosova, ndërsa çmimi i boksierit më të mirë të vendit shkoi për Denis Muaremovsk­in. Epiteti i boksierit më të mirë të huaj i takoi serbit Llazar Staoneviçi­t, kroati Kristijan Hodak u shpall trajneri më i mirë i turneut, ndërsa Branisllav Damjanovsk­i nga Serbia u zgjodh arbitri më i mirë i turneut. Maqedonia mbeti pa medalje këtë vit në "Gongun e Artë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania