Panorama Sport (Albania)

“Pole” dhe armë në kokë për skuderinë Mercedes

Pjesëtarë të skuderisë grabiten, ndërsa vizitonin qytetin

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ndërsa cirkuiti i Inter lagosit ka pritur vetëm emocione të bukura, shpeshherë këto momente janë njollosur edhe nga jeta "e errët" braziliane dhe krimi në vend. Në San Paolo, ku zhvillohet gara e parafundit e Botërorit të Formula 1, për skuderinë Mercedes ka qenë një ditë me dy fytyra, sepse, përveç festimeve, ka ekzistuar dhe frika. Ndërsa dje, aksidenti i Luis Hamiltonit në provat zyrtare u prit me shumë nervozizëm, duke qenë se kampioni i saposhpall­ur u përplas në moret mbrojtëse dhe do të niset nga vendi i fundit dhe shua më pas me "pole position"-in e Valteri Botasit, janë pjesëtarë të skuderisë që po vizitonin qytetin e San Paolos, që kanë përjetuar momente paniku. Në mbrëmjen që paraprinte kualifikue­set, tri makina, një në të cilën udhëtonin anëtarë të bordit të FIA-s dhe dy makina të tjera, brenda të cilave udhëtonin anëtarë të Mercedesit, janë sulmuar nga grupe kriminale. Ata kanë zbritur nga një autobus dhe kanë rrethuar automjetet. Por nëse makina e blinduar e pjesëtarëv­e të FIA-s ka arritur të largohet, ajo e mekanikëve të Mercedesit është grabitur me armë në kokë, duke u vjedhur të gjitha sendet me vlerë që kishin. Diçka e tillë ka irrituar shumë pjesëtarët e skuderisë gjermane, ndonëse më e keqja kaloi dhe ankthi u shpërblye ditën tjetër në pistë, me kohën më të shpejtë të Valteri Botasit, i cili la pas Sebastian Fetelin, me vetëm 38 të mijtat. Në vend të tretë Kimi Raikonen, i cili e bën më të bukur garën e sotme (starti në orën 17:00), duke qenë se Botas është vetëm 15 pikë pas Fetelit, ndaj të cilit do të synojë të marrë vendin e dytë në dy garat e fundit të Botërorit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania