Panorama Sport (Albania)

Mark Markez niset i pari dhe bën gati shampanjën

-

Mark Markez nuk di të ndalet dhe ndoshta sot përgatitet për festën e titullit kampion. Pasditen e djeshme, piloti i Hondës dhe kryesuesi i Moto GP-së ka siguruar "pole position"-in në pistën e Valencias, gara e fundit e Botërorit, duke ndaluar kronometra­t në kohën 1' 29" 897. Edhe pse spanjolli trembi jo pak skuadrën e tij, duke qenë se gjatë kualifikue­ses hasi edhe në një rrëzim, në fund, e gjithë frika u shpërblye në një gëzim të madh, i cili pritet që të jetë edhe më i madh sot, duke parë se rivali i tij i drejtpërdr­ejtë për titull, Andrea Doviciozo, u klasifikua vetëm i nënti. Me këtë paraqitje, italiani i Dukatit praktikish­t ka vulosur edhe fundin e tij, ndonëse mbi dy rrota asgjë nuk është e sigurt, edhe pse Markez tashmë ka eksperienc­ën e duhur për të menaxhuar avantazhin e tij në renditjen e përgjithsh­me. Për më shumë, pista e Valencias është ndër të preferuari­t e tij dhe me Doviciozon shumë mbrapa, atij i mjafton vetëm të menaxhojë dhe nuk ka pse të nxitohet për të mbyllur garën, qoftë edhe në vendin e parë. Ndërkohë, për sa u përket provave zyrtare dhe startit të garës, që parashikoh­et për ditën e sotme në orën 14:00, nga vija e dytë do të niset Johan Zarko me Jamaha, ndërsa i treti Andrea Ianone me Suzuku. Horge Lorenco, me Dukati, i cili dukej i vetmi që mund të bezdiste Markezin për "pole postition"-in, duke parë kohët e tij në provat e lira, nuk shkoi më larg se vendi i katërt. Për Valentino Rosin, i cili e "urren" cirkuitin e Valencias, vetëm koha e shtatë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania