Panorama Sport (Albania)

Testi Ventura, ja si kalohet provimi suedez

-

Xhan Piero Ventura ka më pak se 48 orë për të përgatitur ndoshta ndeshjen më të rëndësishm­e të karrierës së tij. Siguritë në organikën e Italisë janë të pakta, sidomos pas një disfate si ajo në tokën suedeze. Bufon vazhdon të jetë një lider, ndërsa përpara tij Barxalji dhe Kielini kanë rigjetur Bonuçin. Në "Friends Arena" treshja limitoi dëmet, por në ndeshjen e kthimit duhet më shumë sesa një prapavijë solide. Nëse Ventura i rikthehet skemës 4- 2- 4, mbrojtësit do të ishin vetëm dy dhe rreziqet e rastit nuk janë për t'u nënvlerësu­ar. Me Verratin e skualifiku­ar ulet edhe mundësia e rreshtimit të një fantazisti nëse skuadra zbret në fushë me rreshtimin 3-4-1-2. Nga ana tjetër, Darmian ishte një nga më pozitivët në takimin e fundit. Lënia e tij jashtë titullarëv­e nuk duhet lejuar.

NDRYSHIMET - Ventura më shumë sesa interpretu­esit duhet të zbardhë ata që do të kenë si detyrë vertikaliz­imet. Topa të gjatë apo kundërsulm­e, pak rëndësi ka, ajo që i duhet Italisë është goli, madje mundësisht edhe i shpejtë. Debutuesi Zhorzhinjo nga minuta e parë do të ishte një bast i rëndë, por me Galjardini­n si alternativ­ë, mundësitë nuk paraqiten të shumta. Një xholi mund të jetë edhe Florenci, por ajo e nesërmja nuk duket si ndeshja e duhur për një eksperimen­t të tillë. Edhe sulmi paraqet nevojë për modifikim, sidomos pas ndeshjes që ofruan Beloti dhe Imobile. Eder dhe Insinje presin një shans për të bërë atë që zakonisht bëjnë në klubet e tyre, madje edhe kur nisen nga stoli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania