Panorama Sport (Albania)

Argjentinë­s i mjafton një gol, Aguero “inauguron” Luzhnikin

74 mijë tifozë në impiantin e finales së Botërorit

- Përgatiti: LEDIO NASE

Falë golit të Serxho Agueros në minutën e 86-të, Argjentina ka mposhtur Rusinë, që do të presë Botërorin e ardhshëm (në Moskë). Në "Luzhniki" ka qenë sulmuesi i Mançester Sitit lojtari më i rrezikshëm nga skuadra e Horge Sampaolit, që përveç rrjetës, është ndalur dy herë nga Igor Akinfev. "Kun", golin që vendosi takimin, e shënoi (me kokë) disa minuta përpara përfundimi­t të ndeshjes. Vetëm disa minuta për Dibalën, i aktivizuar pikërisht në vend të Agueros pas rrjetës së fitores.

EKSPERIMEN­TET E SAMPAOLIT - Sampaoli, në "Luzhniki" (stadiumin e rasteve të mëdha, impiant i rindërtuar për të akomoduar edhe finalen e Botërorit të ardhshëm) i ka habitur të gjithë: nga minuta e parë ka hedhur në fushë debutuesin Lo Çelso (sulmuesin e krahut të PSG-së, që nuk megjithatë nuk ka zhgënjyer), duke mbajtur në stol "La Joya"n. Më shumë se 70 mijë tifozë prezentë (të ardhur për të admiruar Mesin me shokë) ndodheshin mes forcave të sigurisë të përgatitur­a për rastin (thuajse dy mijë agjentë, skaner në hyrje dhe barriera mbrojtëse prej një kilometri). Pavarësish­t një temperatur­e prej 5 gradë celsius, publiku mbeti i kënaqur: mes më të kënaqurve ishte pa dyshim tekniku argjentina­s, i cili përfitoi nga rasti për të testuar disa të rinj (Pecela, Kranviter dhe Lo Çelso). Në krahun tjetër, Akinfev ishte më i miri në fushë për Rusinë:

protagonis­t mbi të gjitha i një rasti në minutën e 45-të, ku dërgoi (mrekullish­t) në rivënie nga këndi një goditje fluturimth­i të Agueros (pozicion megjithatë i dyshimtë i Pavon, në momentin që shërbehet "Kun"-in). Në pjesën e dytë u ngjit në katedër "Pleshti": fillimisht

me një tentativë me të djathtën, e më pas me një parabolë me të majtën (e shpëtuar nga Raush në vijën fatale). Vendësit thyhen në minutën e 86-të: Aguero dërgoi topin pas shpinës së portierit të CSKA-së, i shërbyer nga Pavon. Fitore e ngushtë e "Seleccion", por Sampaoli mund të konsideroh­et i kënaqur me sa pa në fushë.

ÇËSHTJA "HIGUAIN" - Trajneri i "Seleccion", i pyetur për situatën e lidhur me sulmuesin që do jetë prezent në Botëror, gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme u shpreh: "Kam kohë deri në mars, sulmuesit

do zgjidhen në bazë të përshtatje­s me skuadrën". Ose le të themi Lionel Mesin, beniaminin e Sampaolit. Katër lojtarë do "luftojnë" për tri vende: Serxhio Aguero është i preferuari i teknikut, Dario Benedeto (bomberi i Boka Zhuniors) është sërish në garë, ndërsa Mauro Ikardi duket të ketë humbur terren pas dëmtimit. Sytë, megjithatë, qëndrojnë nga qëndrimi jashtë liste (për të disatën herë) i Gonzalo Higuain: "Momentalis­ht, vendosëm që prezenca e Gonzalos nuk ishte idealja për kombëtaren, por askush nuk i ka dyert e mbyllura. Listën do ta kem menduar përpara muajit mars, pasi

nuk do kem më mundësi t'i provoj lojtarët, duke qenë se nuk ka kompeticio­ne ndërkombët­are. Normalisht ka gjithmonë vend për ndryshime të minutës së fundit, por përgjithës­isht do ta kem vendosur". Pra, një pikë për Higuain, që tashmë duhet të vazhdojë ritmin me Juven për ta merituar fanellën në "Rusi 2018". Po ashtu si Mauro Ikardi, jashtë listës për dy miqësoret e këtyre ditëve si pasojë e dëmtimit nga i cili po riaftësohe­t ( gati me Atalantën), ritmi i të cilit megjithatë nuk është shqetësues (11 gola me Interin, në 12 javë të Serisë A). Sulmuesit argjentina­s duhet... t'u japin këmbëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania