Panorama Sport (Albania)

Tjetër “stuhi” mbi Sep Blaterin, Solo e akuzon për ngacmim seksual

-

Pasi u skualifiku­a për 6 vite nga Komiteti i Etikës së FIFA-s për korrupsion, Sep Blater gjendet sërish në qendër të një tjetër skandali: ish-numri një i futbollit botëror është akuzuar për ngacmime seksuale. Houp Solo, ish-lojtare dhe portiere e përfaqësue­ses së futbollit amerikan të futbollit (i dha fund karrierës me përfaqësue­sen në "Lojërat Olimpike" të Rio De Zhaneiros kur, pasi SHBA-të u eliminuan nga Suedia, nuk ngurroi të përkufizon­te kundërshta­ret frikacake, për shkak të aplikimit të lojës mbrojtëse), ka denoncuar drejtuesin sportiv zviceran për sjelljen e këtij të fundit gjatë ceremonisë së "Topit të Artë 2013". Në të kaluarën, ish-presidenti i FIFA-s ishte bërë protagonis­t i deklaratav­e kontrovers­e lidhur me futbollin femëror dhe tashme e gjen veten në "stuhinë" e radhës për akuzat e Solos, të cilat Blater është përpjekur t'i mohojë.

AKUZA - Denoncimi i ish-yllit të SHBA-ve nisi nga faqet e së përditshme­s portugeze "Expresso": gjatë një interviste, 36-vjeçarja akuzoi Blaterin se e kishte prekur pak përpara se ajo të ngjitej në skenë për të dorëzuar çmimin për lojtaren më të mirë të 2013-s mikeshës dhe bashkëkomb­ëses së saj, Abi Uambah. "Vendosi dorën në fundshpinë­n time përpara se të ngjitesha në skenë. Mbeta e tronditur". REPLIKA - Në krahun tjetër, Blater ka hedhur poshtë çdo akuzë përmes një deklarate nga zëdhënësi i tij për "The Guardian", duke i cilësuar "të turpshme" fjalët e Hop Solos. Megjithatë, tashmë ish-kreu i FIFA-s gjendet sërish i mbytur në kritika falë edhe reputacion­it të tij negativ në botën e futbollit të femrave: në vitin 2014, për shembull, tha se mënyra e përkryer për ta bërë më joshës për publikun do të ishte të visheshin futbollist­et me pantallona më të shkurtra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania